Edhe pse Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe presidenti i vendit ende nuk kanë zyrtarizuar riemërimin e gjykatësve e prokurorëve të Kosovës, zyrtarë nga Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe i Prokurorisë zotohen se brenda vitit do ta përfundojnë misionin e tyre. Ata e quajnë esencial dhe të domosdoshëm tërë procesin e riemërimit të gjykatësve e prokurorëve kosovarë.
Veprimi i misioneve ndërkombëtare në Kosovë dhe përfaqësimi i Kosovës në skenën ndërkombëtare nga këto misione, vazhdon të jetë i komplikuar, thonë analistët politikë në Kosovë.
Migrimi ilegal nuk i ndihmon Kosovës, por duhet të gjenden mënyra që përmes migrimit të arrihet avancimi në fusha të ndryshme në vend, thonë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës. Për menaxhimin e kësaj çështjeje, sipas një raporti të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, duhet të krijohet mjedisi dhe strategjia adekuate ligjore.
Autoritetet evropiane, përgjegjëse për sundimin e ligjit në Kosovë, zotohen se do të angazhohen maksimalisht për rikthimin e gjykatësve e prokurorëve vendorë në Gjykatën e Qarkut në veri të Mitrovicës, gjë që, sipas tyre, kërkon miratimin e Prishtinës dhe të Beogradit zyrtar.
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka publikuar raportin më të ri “Mozaiku i Kosovës”, i cili thekson brengat dhe shqetësimet e qytetarëve të Kosovës për qeverisjen lokale dhe vë në pah sfidat për institucionet kosovare në këtë drejtim. Raporti vlerësohet të jetë më pozitiv, krahasuar me vitet e kaluara. Sidoqoftë, shqetësim kryesor i qytetarëve thuhet se mbetet zhvillimi ekonomik.
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) i rekomandon Qeverisë së Kosovës që të ndalojë menjëherë reklamimin e, siç thuhet, pabalancuar, i cili, sipas KIPRED-it, sponsorizon disa gazeta, ndërsa i diskriminon disa të tjera.
Derisa vazhdon të jetë në fuqi Rezoluta 12 44 në Kosovë, nuk mund të parashihet një përfundim i saktë i UNMIK-ut në vend, thonë analistët politikë, kurse e ardhmja e tij do të ndryshohet kur Kosova dhe Serbia të nisin procedurat për integrim në BE.
Ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor në Kosovë, kushtet e vështira në punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe mungesa e mjeteve financiare, sipas përfaqësuesve të EULEX-it, janë ndër pengesat më të mëdha për garantimin e pavarësisë së këtij sistemi. Ekspertët thonë se mungon vullneti politik i autoriteteve vendore për të përmirësuar gjendjen në sistemin gjyqësor.
Derisa EULEX-i zhvilloi takimin e parë me zyrtarët serbë për zbatimin e protokollit për bashkëpunim policor ndërmjet këtij misioni dhe shtetit serb, në Prishtinë u nënshkrua një marrëveshje për bashkëpunim policor ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.
Viti i ardhshëm do t’ia qartësojë Kosovës rrugën për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se një udhërrëfyes i Komisionit Evropian për këtë çështje do të përshpejtonte procesin për Kosovën.
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Xanier, pritet të zhvillojë një takim me liderët kosovarë në margjinat e mbledhjes së radhës të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.
Qeveria e Kosovës bën të ditur se është njoftuar nga EULEX-i për takimet që ky mision do të zhvillojë me zyrtarë të shtetit serb për të jetësuar marrëveshjen e 11 shtatorit, për bashkëpunim policor. Opozita vlerëson se edhe ekzekutivi kosovar do të bëhet pjesë e zbatimit të kësaj marrëveshje.
"Nuk ndihemi fajtorë dhe nuk jemi pjesë e asaj që shkruan në aktgjykim". Kështu e komentoi deputeti Rrustem Mustafa, vendimin e trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut, që shpalli fajtorë dhe dënoi me disa vite burg të akuzuarin Mustafa, si dhe Latif Gashin e Nazif Mehmetin, të njohur si “Grupi i Llapit”.
Rasti gjyqësor për vrasjen e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit në protestën e "Vetëvendosjes", më 2007, sipas UNMIK-ut, do të vazhdojë edhe pas ofertës për kompensim, që OKB-ja do t’ua bëjë familjeve të viktimave. Organizatat vendore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kërkojnë përgjegjësi penale.
“Etno-nacionalizmi, i cili është shndërruar në spektakël masiv, ka krijuar ndarjen në mes të shumicës shqiptare (ne) dhe pakicës joshqiptare (ata)”. Kështu u tha në një debat, pas publikimit të raportit më të fundit të Institutit Kosovar për Media.
Fillimi i së ashtuquajturës “fushatë para fushatës parazgjedhore” në Kosovë duket se ka krijuar paqartësi. KQZ thotë se përgjegjësinë për sanksionimin e saj e ka Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Autoritetet kosovare dhe ekspertët për decentralizim thonë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta bindë Beogradin zyrtar ta ndërpresë financimin e strukturave paralele serbe në Kosovë. Këto ndihma, sipas tyre, janë të mirëseardhura për Kosovën, po qe se bëhen në përputhje me pakon e Ahtisarit dhe sistemin bankar kosovar.
Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit u bën thirrje të gjitha institucioneve të Kosovës t’i vërtetojnë fillimisht dokumentacionet e ofertuesve gjatë procedurave të tenderimit. Falsifikimi i dokumentacioneve të tilla, sipas këtij mekanizmi, i shkakton humbje të konsiderueshme buxhetit të Kosovës, por edhe kompanive, të cilat vlerësohet të jenë serioze e transparente në këtë proces.
Aktorja e njohur, Vanesa Redgrejv, u largua nga Kosova, duke thënë se ndihet me fat për vizitën që mundi t’i bëjë Kosovës. Ajo premtoi se vitin e ardhshëm do të jetë sërish e pranishme në kuadër të festivalit të filmit “Prishtina Interneshënell Film Festival”.
Shfaq më shumë