Kosova vazhdon të mos ofrojë shërbime shëndetësore në nivel të duhur për fëmijët. Një gjendje e tillë konstatohet nga vet personeli mjekësor.
Duhani vlerësohet të jetë shkaktari i dytë i vdekjeve në botë. Sipas statistikave ndërkombëtare, të cilat i prezantojnë edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, duhani çdo vit vret rreth 5.4 milion njerëz në botë.
Përdorimi i substancave narkotike nga të rinjtë shihet si fenomen tejet shqetësues. Organizatat joqeveritare që merren me trajtimin e përdoruesve të narkotikëve, thonë se mosha mesatare e fillimit të abuzimit me narkotikë ka rënë në 12 vjeç.
Kosova është në zonën e rrezikut të ulët të bartjes së virusit Zika. Kështu konsiderojnë zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë.
Organizatat joqeveritare që merren me trajtimin e përdoruesve të substancave narkotike vlerësojnë se janë rreth 5 mijë përdorues aktiv të këtyre substancave në Kosovë, derisa shtojnë se janë rreth 25 mijë përdorues në tërësi.
Viteve të fundit, interesimi për adoptimin e fëmijëve të braktisur apo pa përkujdesje prindërore në Kosovë, është më i madh krahasuar me periudhat paraprake, thonë zyrtarë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Në Klinikën Kirurgjike të fëmijëve, në Qendrën Klinike Universitare, me gjithë mungesën e madhe të kushteve për punë, mungesën e materialit shpenzues dhe barnave, aty kryhen shumë operacione të fëmijëve.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rreth 60 për qind e të punësuarve janë infermierë. Por, përkundër kësaj përqindje, më 12 maj kur edhe shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, u ritheksua se ka mungesë të stafit të infermierisë në Kosovë.
Në hulumtimet e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, del se rreth 500 mijë njerëz në Kosovë, e konsumojnë duhanin në mënyrë të rregullt. Ligji kundër duhanit, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2013, sipas monitoruesve të zbatimit të tij, nuk po zbatohet sa duhet.
Të rinjtë kosovarë flasin lidhur me rëndësinë e liberalizimit të vizave, dhe sa do t’u ofrojë lehtësira lëvizja e lirë në aspektin e shkollimit në shtetet e Bashkimit Evropian.
Kosova nuk është anëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Mirëpo, zyra e OBSH-së në Kosovë është e pranishme që nga viti 1998 dhe ka dhënë një kontribut të veçantë drejt avancimit dhe konsolidimit të sistemit shëndetësor kosovar.
Përveç përfitimeve që qytetarët e Kosovës do t'i kenë në lëvizjen e lirë, edhe pacientët të cilët janë të detyruar që shërimin ta kërkojnë jashtë vendit, i janë gëzuar këtij lajmi.
Institucionet Publike Shëndetësore në Kosovë përballen me mungesë të ekspertëve shëndetësorë në lëmi të ndryshme. Marrëveshjet mes qendrave klinike botërore për të sjellë ekspertë shëndetësorë të huaj në Kosovë, ka bërë që nga përvojat që shkëmbehen, të përfitojnë si pacientët, ashtu edhe mjekët.
Udhëheqës të organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë theksojnë nevojën e miratimit sa më parë të Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, që do të ndikonte në mirëqenien sociale të tyre, në përgjithësi.
Kosova njihet si vend ku mbulueshmëria e fëmijëve të vaksinuar ka arritur mbi 95 për qind. Por shqetësues mbetet fakti se fëmijët e pavaksinuar, janë kryesisht të komuniteteve RAE.
Ndonëse nuk ka statistika të sakta, në Kosovë, llogaritet se jetojnë rreth 150 mijë persona me aftësi të kufizuara. Prej tyre, rreth gjysma, vlerësohet të jenë fëmijë.
Vetëm gjatë këtij viti në Kosovë, sipas të dhënave të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, kanë humbur jetën tre persona në vendin e tyre të punës. Personat të cilët kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, kanë punuar kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë.
Shumë nga të rinjtë e anketuar për rubrikën "VOX" të Radios Evropa e Lirë, thonë se mundohen të jenë të kujdesshëm ndaj orarit të ushqimit, cilësisë, por edhe ndaj vizitave mjekësore.
Shoqatat që merret me të drejtat e pacientëve thonë se në Kosovë nuk respektohen të drejtat e tyre, por problemi qëndron edhe te fakti se as vetë qytetarët nuk kanë njohuri për për të drejtat e tyre si pacientë.
Në përgjithësi, Kosova vlerësohet se ka probleme të shumta mjedisore, qoftë sa i përket ndotjes së ajrit, ujit, e tokës, por edhe mbetjeve toksike nëpër zonat e kontaminuara nga plumbi, zinku e të ngjashme.
Shfaq më shumë