Në Ditën e Tokës, e cila tashmë është bërë traditë të shënohet në Kosovë, si institucionet ashtu edhe shoqëria civile kanë organizuar aktivitete të ndryshme në përpjekje të sensibilizimit të opinionit për ruajtjen e mjedisit.
Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Librit, organizatat joqeveritare dhe shtëpi botuese, kanë organizuar aktivitete të ndryshme, në Prishtinë. Kjo është një ngjarje vjetore që shënohet çdo vit më 23 Prill dhe ka për qëllim promovimin e leximit, botimit dhe të drejtave të autorit. Për herë të parë, kjo ditë është shënuar më 23 Prill të vitit 1995.
Hylkije Maxhuni, përkundër sfidave në të pamur, tash e 4 vite punon në Bibliotekën Kombëtare, në kabinetin e informatikës për të verbër. Kontributin dhe dijen e saj e ndan me të verbërit tjerë, dhe ata me të pamur të dobësuar që duan të studiojnë dhe të punojnë.
Sëmundja e diabetit tashmë ka prekur mbi 400 milionë njerëz në botë. Në Kosovë thuhet se aktualisht, mbi 11 mijë qytetarë trajtohen me insulinë.
Vdekshmëria e nënave shtatëzëna ka qenë një preokupim ndër vite në Kosovë. Por, kohët e fundit, përgjegjës të sektorit të shëndetësisë, thonë se vdekshmëria është ulur në nivelin minimal.
Të jetosh me aftësi të kufizuar është sfidë. Vështirësitë shtohen kur në shoqëri ndjehesh i diskriminuar, qoftë në arsimim, punësim apo edhe në lëvizje të lirë, si mungesë e infrastrukturës së duhur, thonë persona me aftësi të kufizuar në Kosovë.
Ndotja e ajrit në Kosovë po trajtohet si një shqetësim serioz. Kohë më parë, përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kishin alarmuar se nga niveli i ndotjes së ajrit në Kosovë, shkaktohen mbi 800 vdekje të parakohshme në vit.
Abuzimet, sulmet dhe ngacmimet seksuale ndaj nxënësve në shkolla, janë fenomene mjaft shqetësuese dhe jo pak të shprehura, thonë përfaqësues të organizatave që merren me të drejtat e fëmijëve.
Shëndeti oral tek fëmijët në Kosovë nuk është në nivelin e kënaqshëm. Një konstatim i tillë del si rezultat i disa hulumtimeve si dhe vlerësimeve të stomatologëve. Në bazë të hulumtimeve të bëra, del se fëmijët nga mosha 6 deri në 14 vjeç, kanë pesë deri në gjashtë dhëmbë të prishur.
Në Kosovë nuk ka statistika të sakta se sa fëmijë vuajnë nga sëmundja trashëguese, e njohur si fibrozë cistike. Profesionistë shëndetësorë thonë se të raportuara janë rreth 40 raste, derisa sipas tyre, mendohet se numri i atyre që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të jetë shumë më i lartë.
Shumë të rinj në Kosovë do të donin të studionin jashtë vendit. Disa e kanë një mundësi të tillë dhe po e shfrytëzojnë. Për të tjerët, ajo mbetet ëndërr. Të anketuarit për rubrikën tonë të përjavshme VOX thonë se studimet jashtë janë më cilësore, si dhe tregu i punës është më i gjerë.
Klinika e Kardiokirurgjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që nga tetori i vitit të kaluar kur edhe është funksionalizuar në tërësi, ka kryer rreth 70 operacione në zemër të hapur.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka përcaktuar format e kontrollit të listës së votuesve, që është ndër kushtet kryesore për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 5 qershor.
Ndotja e ajrit llogaritet se në Kosovë shkakton mbi 800 vdekje të parakohshme brenda vitit, thonë përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë. Por, me këto shifra nuk pajtohen zyrtarë nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit.
Pajisjet e reja të teknologjisë, janë joshëse për të gjithë, përfshirë edhe të rinjtë dhe fëmijët. Por, ekspertët, tërheqin vërejtjen se ekspozimi i gjatë para ekranit qoftë të një telefoni, kompjuteri apo televizori, mund të bartë pasoja për shëndetin e fëmijëve.
Kosova aktualisht po përballet me mungesën e vaksinës “Pentavax”, e cila shërben për mbrojtje nga pesë sëmundje: difteria, tetanusi, pertusisi, hepatiti dhe virusi i gripit.
Në institutin Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në vit lajmërohen rreth 120 raste me kancer në sistemin nervor qendror. Krahasuar me vendet e rajonit, numri apo incidenca e të prekurve me karcinomën në sistemin nervor qendror, është më e ulët në Kosovë.
Të jetosh i verbër është sfidë, në përgjithësi, por kjo sfidë bëhet edhe më vështirë në Kosovë, ku ka mungesë të infrastrukturës dhe kushteve për një jetë sa më të rehatshme, thotë Daut Tishuki, 57 vjeç nga Prishtina.
Me mamografin mobil, femrat në tërë territorin e Kosovës kanë mundësi të bëjnë kontrolle të gjirit falas.Profesionistë shëndetësorë thonë se interesimi i femrave për këto kontrolle çdo ditë është në rritje.
Shfaq më shumë