Organizatat që merren me mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve thonë se numri i fëmijëve që bien ndesh me ligjin është shumë i madh. Ndërkaq, zyrtarë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale tregojnë se për fëmijët me sjellje asociale krijohen komisione dhe se ata trajtohen në aspektin e përmirësimit të sjelljeve të tyre, ndërsa fëmijët pa përkujdesje prindore, me sjellje asociale, dërgohen në qendra të veçanta.