Korrupsioni në gjyqësi, mosefikasiteti, grumbullimi i lëndëve, ngadalësimi në reforma - janë vetëm disa nga kritikat më të shpeshta që i janë bërë sistemit të drejtësisë edhe gjatë vitit 2012.
Ky mekanizëm vazhdimisht ka dalë të jetë i kritikuar nga raportet e ndryshme që kanë monitoruar gjendjen në Kosovë.
Megjithatë, drejtuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, thonë se janë në rrugë të mbarë sa i takon çështjes së reformave në drejtësi.
Enver Peci, kryesues i Këshillit Gjyqësor, thotë se gjatë vitit 2012 janë arritur disa suksese në këtë drejtim.
“Ka qenë sfidë e madhe, ka qenë një aktivitet i madh gjatë këtij viti, megjithatë ne po shpresojmë se i kemi arritur ato strukturat dhe pikat kyçe të reformës dhe jemi të gatshëm që vitin 2013 të nisim me strukturë të re organizative të gjykatave”, thotë Enver Peci.
Që nga janari i vitit 2013, kur Ligji për gjykatat do të bëhet i plotfuqishëm dhe tërësisht funksional, Gjyqësori i Kosovës do të hyjë në ristrukturim të plotë.
Drejtuesit e Këshillit gjyqësor thonë se tashmë janë gati të gjithë planet për veprim.
Kurse, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzulla Hasani, konsideron se reformat në sistemin e drejtësisë, kanë vazhduar duke u bazuar në Ligjin për Gjykata.
“Reforma po zbatohet sipas Ligjit mbi gjykatat, i cili në vitin 2010 është aprovuar, por kanë qenë në fuqi vetëm me disa nene. Pra, në vitin 2010 ligji nuk ka hyrë në fuqi i tëri për faktin se hyrja në fuqi është shtyrë për vitin 2013 . Mirëpo, në vitin 2013 rezultatet do të jenë shumë më të mira për faktin se Gjykata Supreme do të shkarkohet nga shumë kompetenca dhe do ta luajë tamam rolin e Gjykatës Suprem”, thekson Hasani.
Sipas drejtuesve të Gjykatës Supreme të Kosovës, gjatë prezantimit të raportit të punës të kësaj gjykate, për vitin 2012, “gjykata këtë vit ka qenë shumë e ngarkuar me punë, ndërsa ka arritur të zgjedhë 4 036 lëndë, nga të gjitha natyrat që i gjykon kjo gjykatë”.
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë inkurajojnë organet gjegjëse të ndërtojnë një sistem të pavarur e të pa ndikuar të drejtësisë, i cili do të ishte më efikas dhe më efektiv.
Enver Peci nga Këshilli, thotë se investimet dhe reformat që po bëhen në sistemin gjyqësor, do të ndikojnë në rritjen e efikasitetit të punës që si qëllim ka edhe rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në këtë sistem.
Ekzistenca e sistemit ligjor dhe zbatimi në praktikë i rregullave të përcaktuara në të, sigurojnë edhe funksionimin e organizimit shoqëror, thonë njohësit e sistemit të drejtësisë.
Profesor Riza Smaka, ekspert i çështjeve juridike-kushtetuese, vlerëson se Kosova ka nevojë për një sistem më funksional të drejtësisë. Ai konsideron se ka pasur lëvizje drejt përmirësimit të sistemit të drejtësisë, por nga ajo që shihet, ato lëvizje nuk mjaftojnë.
“Janë bërë disa hapa jo të mjaftueshëm dhe jo kuptimplotë dhe të mirëfilltë. Gjyqësori nuk ka dilemë se ishte dashur të bëhet një reformim rrënjësor sa i takon organizimit funksional e më pastaj vijnë edhe të tjera. Vetëm në këtë mënyrë mund të bëhej reformë e mirëfilltë, po në substancë asgjë prej gjëje derisa janë qindra mijëra lëndë të pakryera”, vlerëson Smaka.
Një sistem gjyqësor i pavarur, i përbërë edhe nga gjyqtarë të pavarur, të paanshëm dhe profesionistë, thonë ekspertët, është një ndër elementet bazë dhe gur-themeli i shtetit të së drejtës.
Ky mekanizëm vazhdimisht ka dalë të jetë i kritikuar nga raportet e ndryshme që kanë monitoruar gjendjen në Kosovë.
Megjithatë, drejtuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, thonë se janë në rrugë të mbarë sa i takon çështjes së reformave në drejtësi.
Enver Peci, kryesues i Këshillit Gjyqësor, thotë se gjatë vitit 2012 janë arritur disa suksese në këtë drejtim.
Që nga janari i vitit 2013, kur Ligji për gjykatat do të bëhet i plotfuqishëm dhe tërësisht funksional, Gjyqësori i Kosovës do të hyjë në ristrukturim të plotë.
Drejtuesit e Këshillit gjyqësor thonë se tashmë janë gati të gjithë planet për veprim.
Kurse, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzulla Hasani, konsideron se reformat në sistemin e drejtësisë, kanë vazhduar duke u bazuar në Ligjin për Gjykata.
“Reforma po zbatohet sipas Ligjit mbi gjykatat, i cili në vitin 2010 është aprovuar, por kanë qenë në fuqi vetëm me disa nene. Pra, në vitin 2010 ligji nuk ka hyrë në fuqi i tëri për faktin se hyrja në fuqi është shtyrë për vitin 2013 . Mirëpo, në vitin 2013 rezultatet do të jenë shumë më të mira për faktin se Gjykata Supreme do të shkarkohet nga shumë kompetenca dhe do ta luajë tamam rolin e Gjykatës Suprem”, thekson Hasani.
Sipas drejtuesve të Gjykatës Supreme të Kosovës, gjatë prezantimit të raportit të punës të kësaj gjykate, për vitin 2012, “gjykata këtë vit ka qenë shumë e ngarkuar me punë, ndërsa ka arritur të zgjedhë 4 036 lëndë, nga të gjitha natyrat që i gjykon kjo gjykatë”.
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë inkurajojnë organet gjegjëse të ndërtojnë një sistem të pavarur e të pa ndikuar të drejtësisë, i cili do të ishte më efikas dhe më efektiv.
Enver Peci nga Këshilli, thotë se investimet dhe reformat që po bëhen në sistemin gjyqësor, do të ndikojnë në rritjen e efikasitetit të punës që si qëllim ka edhe rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në këtë sistem.
Ekzistenca e sistemit ligjor dhe zbatimi në praktikë i rregullave të përcaktuara në të, sigurojnë edhe funksionimin e organizimit shoqëror, thonë njohësit e sistemit të drejtësisë.
Janë bërë disa hapa jo të mjaftueshëm dhe jo kuptimplotë dhe të mirëfilltë...