Ndërlidhjet

Sundimi i ligjit - prioritet gjithë institucional


Ilustrim
Ilustrim
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e konsideron shumë të rëndësishëm reformimin në sistemin e drejtësisë.

Ajo deklaroi të dielën se përmirësimet në këtë fushë duhet të jenë prioritete institucionale.

Jahjaga, tha po ashtu se mos reformimi i duhur në institucionet gjyqësore mund të ngadalësojë zhvillimin demokratik të shoqërisë.

Sundimi i rendit dhe ligjit duhet të jetë prioritet kryesor i të gjitha institucioneve të Kosovës. Krijimi i një sistemi efikas dhe transparent të drejtësisë në shërbim të qytetarëve, është elementi më i rëndësishëm i realizimit të këtij qëllimi", u shpreh Jahjaga.

Presidentja Jahjaga, duke folur në Kuvendin Zgjedhor të Odës së Avokateve të Kosovës, pohoi se sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të jetë i paanshëm.

E nënvizoj këtë nevojë për forcimin e sistemit tonë të drejtësisë, sepse në këtë kthesë historike e cila përcakton drejtimin për të ardhmen e vendit tonë, qytetarët kanë nevojë ta ndjejnë forcën e ligjit dhe paanshmërinë e tij në përditshmërinë e tyre. Qytetarët duan trajtim korrekt, duan jo vetëm t'i kenë, por edhe t'i realizojnë të drejtat e tyre kushtetuese, dhe ata e meritojnë aplikimin e përpiktë të tyre”, ka thënë Jahjaga .

Në Raportin e Progresit për vitin 2011, që është publikuar para pak ditësh, sistemi i drejtësisë është vlerësuar më pozitivisht në krahasim me raportet e kaluara.

Megjithatë, Komisioni Evropian, në raport ka vlerësuar se sistemi i drejtësisë mbetet i dobët, për shkak të ndërhyrjeve të vazhdueshme në drejtësi dhe rrezikimit të pavarësisë dhe paanshmërisë.

Nga ana tjetër, edhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, ka theksuar nevojën e sundimit të ligjit.

Sipas tij, deri më tash, në organet e drejtësisë janë ndërmarrë disa veprime në drejtim të reformave, që sipas tij, do të ndihmojnë në forcimin e sundimit të ligjit.

Për Kosovën me rëndësi në momentin e tanishëm është sundimi i ligjit në të gjitha aspektet. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kohëve të fundit ka bërë një reformë si në aspektin e emërimit të gjyqtarëve dhe prokuroreve, por jemi edhe në reformën e legjislacionit. Ne presimin sfida të mëdha në reforma dhe sistemin e gjyqësisë në përgjithësi. Është një reformë e thellë, hapat e parë janë inkurajues”, thotë Peci.

Po ashtu, ai ka thënë se për forcimin e ligjit në vend duhet një angazhim i të gjithë mekanizmave vendor.

Vetëm së bashku, me të gjitha resurset që e përfshijnë sistemin e drejtësisë do të kemi sukses...
Vetëm së bashku, me të gjitha resurset që e përfshijnë sistemin e drejtësisë do të kemi sukses, ngase në të kundërtën mendoj se reforma nuk do të ketë suksesin e arritur”, tha Peci.

Sistemi gjyqësor i Kosovës dhe fusha e sundimit të ligjit në përgjithësi, deri më tani kanë qenë në qendër të kritikave në raportet e organizatave të ndryshme vendore e ndërkombëtare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG