I ashtuquajturi Kuvend i katër komunave të veriut, ditën e premte, solli vendimin parimor që protesta në vendkalimin kufitar në Jarinë të ndërpritet, me kushtin që Qeveria serbe t’i ndërpresë punimet në Jarinë.
Por, vendimi u mor pa praninë dhe pa pajtimin e përfaqësuesve të serbëve nga Partia Radikale Serbe, të cilët kanë braktisur mbledhjen që u mbajt në Leposaviq, ku të ashtuquajturit kryetarë të katër komunave paralele të veriut të Kosovës, publikuan detajet e bisedimeve me autoritetet e larta të shtetit serb, bisedime këto, që u zhvilluan ditën e enjte në Beograd.
Ky edhe ka qenë qëllimi i mbledhjes, të premten në Leposaviq, si dhe arritja e një marrëveshjeje ndërmjet përfaqësuesve të serbëve të veriut, për zhbllokimin e vendkalimit kufitar në Jarinë, gjë që do t’i hapë rrugë zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, marrëveshje kjo e arritur në dialogun Kosovë - Serbi.
Por, përfaqësuesit e serbëve theksuan se nuk pajtohen me zbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në Jarinjë dhe Bërnjak, pavarësisht vendimit të tyre që përkohësisht të tërhiqen nga protesta dhe të zhbllokohet vendkalimi kufitar në Jarinë.
I ashtuquajturi kryetar i komunës paralele të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, theksoi se nuk sheh asnjë arsye pse përfaqësuesit e serbëve të veriut të mos i pranojnë përfundimet e Qeverisë së Serbisë.
“Të gjitha kërkesat tona janë pranuar edhe nga ana e Bashkimit Evropian, por edhe nga ana e kryeministrit të Kosovës. Unë nuk shoh asnjë arsye që ky kuvend sot të mos i mbështesë përfundimet e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe në periudhën e ardhshme, së bashku me qeverinë tonë, të arrijmë zgjidhjen më të mirë të mundshme, jo vetëm për statusin e veriut, por për të gjithë Kosovën”, tha Pantiq.
Përfaqësuesit e serbëve të veriut në mbledhje theksuan se e kanë të paqartë pikën 5 ku thuhet se “Nuk do të ketë pagesa në vendkalime”, gjegjësisht ata nuk e kishin të qartë nëse kjo pagesë mbetet të bëhet në Nish apo në anën jugore të Mitrovicës.
Por, Pantiq u sqaroi përfaqësuesve të serbëve të veriut se në takimin e kaluar në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit serb, Ivica Daçiq, është pranuar kërkesa e këtij të fundit, e cila ka të bëjë me kërkesën e serbëve të Kosovës që regjimi në vendkalimet kufitare Jarinë dhe Bërnjak, të mbetet i pandryshueshëm.
“Unë jam i obliguar t’u them se më 10 janar në Bruksel, përsëri do të vazhdojnë bisedimet, për shkak se marrëveshja për Menaxhimin e Kufirit dhe protokolli teknik nuk janë definuar qartë dhe se ka mjaft pjesë që duhet të futen në atë protokoll”, theksoi Pantiq.
Ndryshe, përveç pikës 5, ku përfaqësuesit e serbëve të veriut thanë se kanë paqartësi, në përfundimet e Qeverisë së Serbisë, të cilat u janë prezantuar atyre, thuhet se serbëve të veriut do t’u mundësohet përdorimi i dokumenteve personale, tabelave të regjistrimit, dhe dokumenteve tjera, të cilat i lëshon Republika e Serbisë.
Po ashtu, është precizuar se vendkalimet kufitare në Jarinë dhe Merdar do të hapen më 10 dhjetor, ndërkaq, në Bërnjak dhe Konçul do të hapen më 31 dhjetor.
Pas vendimit të ashtuquajturit Kuvend i katër komunave të veriut, serbët e tubuar në vendkalimin kufitar në Jarinjë, u shpërndanë.