Që nga orët e hershme të mëngjesit të së martës, në veriun e Kosovës janë dëgjuar sirenat alarmuese, përmes të cilave janë ftuar qytetarët serbë që të protestojnë në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë, njoftojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Përfaqësuesit e serbëve të veriut, që nga ora 5 e mëngjesit janë tubuar në Vendkalimin kufitar në Jarinjë, ndërkohë që atyre u janë bashkuar edhe një numër i qytetarëve serb, për të protestuar, siç thonë, kundër zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, e cila ishte arritur në dialogun Kosovë-Serbi.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka theksuar se dy grupe të qytetarëve serb, njëra nga veriu i Kosovës dhe tjetra nga Serbia, kKanë shkuar në drejtim të vendkalimit kufitarë në Jarinjë, duke shkaktuar edhe veprime të kundërligjshme.
“Kanë zhvilluar disa aktivitete, thjeshtë, disa veprime të kundërligjshme, me ç’rast janë dëmtuar disa anësore të rrugës. Në mëngjes jam dëgjuar me kolegët tanë nga EULEKS-i. Konfirmimet i kanë se janë të dislokuar në aspektin operacional edhe KFOR-i edhe EULEKS-i. Situata është nën kontroll. Është një numër i vogël i atyre protestuesve të pranishëm edhe më tutje në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinjë”, u shpreh Maxhuni.
Megjithatë, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë theksuar se protesta e serbëve në Jarinjë po zhvillohet në zonën e ndërmjetme dhe se në territorin e Kosovës nuk ka ndonjë aktivitet të jashtëzakonshëm.
Këtë e konfirmojnë edhe zyrtarët e KFOR-it. Ata kanë theksuar se nuk ka pasur probleme deri më tash gjatë protestës në Jarinjë.
Uwe Novitzki, zëdhënës i KFOR-it, ka thënë se protesta po zhvillohet në anën e Serbisë.
“Njerëzit tanë atje thonë se ka disa serbë atje që po protestojnë në anën e Serbisë, por gjithçka është paqësore dhe e qetë”, tha Novitzki .
Në anën tjetër, lideri i serbëve të veriut të Kosovës, Millan Ivanoviq, nga Këshilli Kombëtar Serb ka thënë se protestuesit në Jarinjë kanë larguar disa anësore të rrugës, por edhe i kanë detyruar autoritetet që t’i ndërpresin punët për ndërtimin e objektit në vendkalimin kufitar, i cili do të hyjë në funksion të Menaxhimit të Integruar të Kufirit.
“Anësoret janë larguar në shenjë të vendosmërisë që këtu të mos lejohet ndërtimi i mëtejmë i objekteve në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit. Ndërtimet në objektin në Jarinjë janë ndaluar, sepse mijëra njerëz me praninë e tyre, me trupat dhe automjeteve të tyre, nuk lejon vazhdimin e ndërtimeve në atë vend”, tha Ivanoviq.
Slavko Stevanoviq, kryetar i kuvendit komunal paralel të Leposaviqit, ia ka thënë Radios Evropa e lirë se protestës i kanë prirë, siç i quan ai, delegatët e komunave.
“Deputetët e katër komunave të veriut të Kosovës, Leposaviqit, Zubinpotokut, Zveçanit dhe veriut të Mitrovicës, janë tubuar për ta treguar pakënaqësinë e tyre dhe se nuk e pranojnë doganën dhe kufirin ndërmjet veriut të Kosovës dhe Serbisë, gjegjësisht ndërmjet Serbisë dhe Serbisë. Nuk kemi pasur ndonjë problem. Gjithçka është e qetë dhe pa probleme”, tha Stevanoviq.
Ndryshe, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një komunikate, e ka dënuar ashpër dhunën dhe dëmtimin e objekteve në vendkalimin kufitar në Jarinjë.
“Dëmtimi i objekteve kufitare dhe dhuna e ushtruar nga grupe të caktuara, që pengojnë vendosjen e rendit dhe ligjit, është e papranueshme dhe nuk i kontribuon normalizimit të situatës në komunat e veriut të Kosovës”, thuhet në komunikatën e presidentes Jahjaga.
Ajo i ka bërë thirrje edhe një herë "Republikës së Serbisë që të shuajë strukturat ilegale në komunat në veri të territorit të Republikës së Kosovës, të cilat po e mbajnë peng jetën e qytetarëve atje".
Ndërkohë, mediet serbe kanë njoftuar se trupat amerikane në kuadër të KFOR-it, rreth orës 9:30 kanë vendosur pikën e kontrollit në aksin rrugor Leposaviq - Rashkë, në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinjë dhe se qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa ndonjë problem.