Bekim Bislimi është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por “ai nuk mund të anulohet”, thotë për Radion Evropa e Lirë Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
Ngërçi paszgjedhor në Kosovë vazhdon, pa asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e re. Opozita pranon se bisedime joformale po zhvillohen në prapaskenë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul se do të qeverisë e vetme.
I vendosur në një kamion të gjatë, ky muze është një fragment i Muzeut të Qendrës Historike të Galipolit në Turqi. Ai u hap më 12 mars në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në qendër të qytetit të Prishtinës.
Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, e konsideron spiunazhin si një prej kërcënimeve kryesore të sigurisë kombëtare në vend.
Tash e një vit, Kosova e nxori jashtë ligjit dinarin serb, por në veri të vendit, paraja e gjen rrugën. Ndërsa bankat e refuzojnë, dyqanet dhe shitësit ende e pranojnë-disa më hapur, të tjerët më në hije. Për shumë qytetarë, ndalesa s'i ka ndaluar transaksionet, thjesht i ka bërë më të komplikuara.
Derisa protestat e udhëhequra nga studentët vazhdojnë të tronditin Serbinë, autoritetet e këtij vendi kërkojnë dikë për të fajësuar. Shënjestër e tyre, prej kohësh, është bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por Qeveria e tij i quan të pabaza pretendimet.
Me asnjë parti në gjendje për të qeverisur e vetme, opsionet për koalicione në Kosovë janë ende të pasigurta. Votat e diasporës - që në përfaqësitë diplomatike kanë nisur të numërohen më 26 shkurt - mund ta kenë çelësin.
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ngriti alarmin më 18 shkurt, duke thënë se siguria e shtetit të Kosovës u vu në rrezik nëpërmjet lajmeve të rreme dhe sulmeve kibernetike në ueb-faqen e KQZ-së, si gjatë fushatës parazgjedhore, ashtu edhe në ditën e votimeve, më 9 shkurt.
Shtatëmbëdhjetë vjet më parë ishte emocion i fortë gëzimi. Sot, disa qytetarë të Kosovës thonë se në këto vite të pavarësisë, është mundur të bëhet më shumë për vendin.
Njohësit e çështjeve politike thonë se koalicionet eventuale pas zgjedhjeve, mund ta përfshijnë edhe çështjen e pozitës së presidentit të Kosovës.
Rezultati preliminar aktual krijon situatë të paqartë dhe jopërfundimtare lidhur me atë se si do të jetë numri i ulëseve në Kuvendin e Kosovës për secilin subjekt politik, si dhe kush do t’i qaset formimit të qeverisë së re, vlerësojnë nga Grupi Ballkanik për Politika në Prishtinë.
Për ruajtjen e vendit të punës, nevojitet edhe shëndet i mirë, e që nuk është e lehtë të mbahet pa sigurim shëndetësor.
Edhe pse një krizë në rritje në Kosovë, dhuna në familje është kryesisht e neglizhuar në platformat e partive politike që synojnë pushtetin në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Muzeu i Fëmijëve të Luftës - i pari i tillë në Kosovë - u hap më 22 janar nga organizata joqeveritare Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë (YIHR KS).
Sanksionet amerikane kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) nuk do të krijojnë asnjë efekt në tregun e karburanteve në Kosovë, vlerësojnë nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës.
Njoftimin e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, për mbylljen e dhjetëra institucioneve paralele serbe më 15 janar, shumë shpejt e pasoi edhe një komunikatë e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila tha se nuk e ka autorizuar atë operacion, pasi s’ka pasur kërkesë zyrtare.
Ndërsa Kosova u afrohet zgjedhjeve të saj parlamentare më 9 shkurt, vendi përballet me disa sfida kritike që mund ta formësojnë të ardhmen e tij.
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, që do të mbahen më 9 shkurt, si dhe zgjedhjet lokale në 38 komuna të vendit, që pritet të organizohen në vjeshtë, do të jenë ndër ngjarjet kryesore në Kosovë përgjatë vitit 2025, vlerësojnë analistët politikë në Kosovë dhe Serbi.
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryesisht çifte të moshuarish.
Shfaq më shumë