Bekim Bislimi është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar për herë të fundit më 14 shtator të vitit 2023.
Në fund të gushtit, Qeveria e Kosovës mori vendim që paga minimale në vend të jetë 350 euro, nisur nga 1 tetori i këtij viti.
Deponia e plehrave afër fshatit Kozhle në jugperëndim të Serbisë është një nga lokacionet që, sipas autoriteteve të Kosovës, mund t’i fshehë krimet e kryera nga forcat serbe kundër civilëve shqiptarë në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998/99.
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, la të kuptohet se këtë javë mund të vizitojë Prishtinën për, siç tha, përgatitjen e rundit të ri të bisedimeve në nivel kryenegociatorësh.
Qindra qytetarë serbë protestuan të hënën para ndërtesave të institucioneve paralele të Serbisë në veri, të cilat u mbyllën javën e kaluar nga autoritetet e Kosovës. Ata kërkuan lirimin e objekteve të mbyllura dhe kthimin në punë. Një protestë e ngjashme u paralajmërua edhe për të martën.
Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës (AIP) ka nisur një hetim për shkelje të mundshme të privatësisë, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për t’i shënjuar votuesit me ngjyrë të dukshme, apo matrikuluese, gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë.
Rajoni i Gorës në komunën e Dragashit është gati se i zbrazur gjatë vitit, por në verë, numri i banorëve shtohet me ardhjen e atyre që jetojnë jashtë vendit.
Masat ndaj Kosovës ishin vendosur në qershor të vitit të kaluar, si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë – të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë – nisën detyrën e tyre në komunat në veri.
Disa qytetarë, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë në Prishtinë, thonë se komentet me përmbajtje fyese dhe denigruese ndaj zyrtarëve amerikanë janë veprime të pamatura të individëve.
Migrimi i jashtëm dhe i brendshëm i popullsisë ka ulur numrin e banorëve në komunën e Kamenicës, në pjesën lindore të Kosovës. Rrugën e migrimit, për një jetë më të mirë, do ta ndjekë edhe Lorik Morina nga fshati Topanicë i kësaj komune.
Për shkak të numrit të vogël të popullsisë së regjistruar, komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan - mund të marrin buxhet vjetor shumë më të vogël se më parë.
Paga minimale në Kosovë vazhdon të jetë 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata deri në 65 vjeç, ndërsa mesatarja rreth 520 euro.
Qeveria e Kosovës ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia më 15 qershor të vitit të kaluar, një ditë pasi forcat serbe kanë arrestuar tre policë të Kosovës.
Përfaqësues të partive politike boshnjake në Kosovë thonë se Bullgaria, përmes individëve të caktuar të komunitetit boshnjak, po përpiqet ta krijojë komunitetin bullgar.
Panairi i librit “Prishtina 2024” ka traditë 25-vjeçare. Edicioni i parë i tij është organizuar menjëherë pas luftës, në vitin 1999.
Shuma e përcaktuar e pensioneve në Kosovë ndër vite ka qenë e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet minimale të përfituesve, thotë një raport i IKD-së.
Qytetarët e Kosovës e kanë humbur të drejtën e tyre ligjore për kompensim për faturat e rrymës që kanë paguar në emër të banorëve të katër komunave veriore, nga viti 1999 deri më 2012.
Një ditë më herët, Kurti mori pjesë në një tubim të Partisë për Veprim Demokratik, që u mbajt në Prishtinë.
I duan zgjedhjet e parakohshme, por nuk pajtohen se si të arrijnë deri te to.
Shumë javë kundërshtim, protesta e dhunë... por katër kryetarët shqiptarë të komunave në veri të Kosovës vazhdojnë të mbesin në pushtet. Aktualisht, janë duke punuar të papenguar në objektet komunale, megjithëse nuk e kanë përkrahjen e qytetarëve serbë që janë shumicë në pjesën veriore.
Shfaq më shumë