"Paga sa për mbijetesë": Aktorët e TKK-së në prag të grevës
Sindikata e Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës ka paralajmëruar se do të hyjë grevë që nga 1 nëntori dhe do t’i pezullojë të gjitha shfaqjet. Drejtuesja e kësaj sindikate, aktorja Sheqerie Buçaj, thotë se aktorët kërkojnë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që të paguhen sipas kategorizimeve dhe koeficienteve të përcaktuara me Ligjin për pagat në sektorin publik. Aktorët thonë se paga e tyre aktuale ofron mbijetesë, por jo jetesë të dinjitetshme. MKRS-ja nuk i ka komentuar paralajmërimet e sindikalistëve për grevë.
Përmbajtja
-
3 dhjetor 2024
Gjeorgjianët protestojnë kundër vonesave drejt BE-së
-
1 dhjetor 2024
Pensionisti ukrainas mund terrin duke prodhuar vetë rrymë
-
30 nëntor 2024
Sulmohet kanali i ujit të Ibër-Lepencit në veri