Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk u konstitua as në përpjekjen e dytë.
Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituojë legjislaturën e nëntë në seancën e së martës.
Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje po shkon drejt seancës për konstituimin e Kuvendit pa sigurinë se i ka votat e nevojshme. Derisa me shumë gjasë votat për kryetar të Kuvendit do të sigurohen, votimi i Qeverisë mbetet një pikëpyetje e madhe.
Pas akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me manipulimin e votave me postë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të njëjtat akuza janë ngritur edhe nga disa anëtarë të LDK-së. Ky rast tashmë është në duart e Prokurorisë.
Në Teatrin e Qytetit, në Prizren, shfaqja “Të gjashtët kundër Turqisë” dështoi dy herë të luhet.
Më shumë se dy dekada nga hyrja e trupave të KFOR-it në Kosovë, trashëgimia e misionit paqeruajtës të NATO-s shihet ende në jetën e përditshme në fshatra si Rubofci, ku fqinjët - dikur të ndarë nga lufta - tani jetojnë përkrah njëri-tjetrit.
I vendosur në një kamion të gjatë, ky muze është një fragment i Muzeut të Qendrës Historike të Galipolit në Turqi. Ai u hap më 12 mars në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në qendër të qytetit të Prishtinës.
Teksa Shtetet e Bashkuara po rishikojnë strategjinë e tyre ushtarake në Evropë, shqetësimet për një tërheqje të mundshme të ushtrisë amerikane - e cila ka rreth 600 trupa në kampin Bondsteel në Kosovë - kanë ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e rajonit.
Ndërsa dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rriten, Kosova, po ashtu, përballet me një moment përcaktues: Ku të kërkojë mbështetje? Me sfidat që e presin, ekspertët i sugjerojnë t’i forcojë lidhjet me BE-në dhe me aleatë përtej Perëndimit.
Prokurori i rastit ndaj të dyshuarës për spiunazh, Jellena Gjukanoviq, ndau disa detaje me Radion Evropa e Lirë. Duke qenë i kujdesshëm lidhur me informacionet që ndau, prokurori Bekim Kodraliu tregoi se si erdhi deri tek identifikimi i saj dhe dyshimet për përfshirje në veprën penale të spiunazhit.
SHBA-ja dhe Ukraina arritën një marrëveshje për shfrytëzimin e mineraleve të rralla, por kjo marrëveshje ende nuk është një kontratë ligjërisht e obligueshme.
Prokuroria Speciale i ka kërkuar Gjykatës Themelore ta urdhërojë kryeministrin Albin Kurti të dëshmojë para Prokurorisë për rastin e rezervave shtetërore. Kurti i kishte refuzuar tri ftesat e Prokurorisë.
Problemet me sistemin e numërimit të votave po shkaktojnë vonesa në nxjerrjen e rezultateve për kandidatët për deputetë. Për disa herë ky sistem nuk ishte funksional në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë. Vonesat kanë shpeshtuar zërat për dyshime në integritetin e procesit zgjedhor.
Qindra përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje u grumbulluan në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë në orët e para të 10 shkurtit, kur lideri dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti, shpalli fitoren. Me rreth 70 për qind të votave të numëruara, LVV-ja prin me rreth 42 për qind.
Gjatë fushatës zgjedhore, katër kandidatët për kryeministër kanë folur për mundësinë e lidhjes së koalicioneve paszgjedhore. Disa prej tyre kanë mohuar mundësinë e koaliconit me partinë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e të tjerë nuk kanë përjashtuar, mundësinë e koalicioneve.
Me përfundimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit pason konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Të zgjedhurit e rinj për Kuvendin e Kosovës do të kenë përgjegjësinë për zgjedhjen e Qeverisë së re. Në këtë video mund të kuptoni hapat proceduralë deri në formimin e Qeverisë së re. (Narracioni: Uridije Lajçi)
Në garën për pushtet, partitë politike bënë premtime të shumta për të fituar besimin e qytetarëve. Rritje pagash e pensionesh, investime në ekonomi, siguri dhe shëndetësi - këto ishin në qendër të fushatës së katër partive kryesore.
Para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Radio Evropa e Lirë ka pyetur disa të rinj, që do të votojnë për herë të parë, për kërkesat dhe mesazhet e tyre për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.
Naim Murseli u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, në nëntor të vitit 2023.
Vit pas viti, hartohen strategji e bëhen premtime, por sistemi i arsimit në Kosovë mbetet i njëjtë - i dominuar nga metodat e vjetra të mësimnxënies dhe mungesa e teknologjisë. Ekspertët e quajnë këtë “padrejtësi ndaj fëmijëve”.
Shfaq më shumë