Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Ambasadorët e QUINT-it në Kosovë kanë thënë se nuk e përkrahin hapjen e urës së Ibrit që ndan Mitrovicën e Veriut me shumicë serbe dhe atë të Jugut me shumicë shqiptare.
Me fletë, tullumbace apo topa në duar, rreth 50 fëmijë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian gjetën argëtim në një kamp veror në Parkun e Taukbahçes në Prishtinë.
Në Venezuelë kanë shpërthyer protesta masive, pasi presidenti aktual, Nicolas Maduro, deklaroi fitoren në zgjedhjet presidenciale të 28 korrikut. Opozita konsideron se pushteti i Maduros i manipuloi zgjedhjet që deri më tani u kontestuan edhe nga shumë shtete.
Me një performancë nga Bebe Rexha, festivali Sunny Hill u rikthye në Prishtinë. I organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, festivali ka tërhequr shumë të huaj drejt Kosovës. Pjesëmarrës thonë se, përmes festivalit, Dua Lipa po e shndërron Kosovën në një atraksion kulturor.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk u takuan pasditen e 26 qershorit në Bruksel, ashtu siç u paralajmërua nga Bashkimi Evropian qysh javën e kaluar.
Rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, janë vërshuar në pasditen e së dielës, si pasojë e një shiu të rrëmbyeshëm. Situatë më kritike është raportuar në lagjet Bregu i Diellit dhe Mati.
Hapja e Observatorit dhe Planetariumit të parë Kombëtar në Kosovë, ka bërë që shumë ekspertë të huaj të astronomisë ta kenë destinacion fshatin Rashincë të komunës së Shtimes. Pranë pajisjeve të dhuruara nga kompani amerikane, disa të rinj mësuan nga ekspertët për fushën e astronomisë.
Observatori dhe Planetariumi i parë Kombëtar i Kosovës (OPKK) është hapur të mërkurën, më 19 qershor, në fshatin Rashincë të Komunës së Shtimes. Ai do të jetë i qasshëm për publikun nga 20 qershori.
Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (HLC), nga më shumë se 13 mijë të vdekurit gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbi dhjetë mijë janë viktima civile. Prej tyre, mbi 1.000 janë fëmijë.
Njëzet e katër ekipe kombëtare, gjashtë grupe, dhjetë stadiume. Nga 14 qershori deri më 14 korrik, përfaqësueset evropiane të futbollit do të luftojnë për fitore në secilën ndeshje, me të vetmin synim: ta rrëmbejnë trofeun e Euro 2024 në Berlin.
Njëzetepesë vjet më parë, në Kosovë hynë trupat paqeruajtëse të NATO-s. Shumë qytetarë dolën në rrugë për t’i takuar, me gjithë faktin se në shumë qytete kishte tensione ndëretnike.
Një politikan slloven dhe dy të tjerë nga shtete skandinave janë përmendur si persona potencialë për të marrë postin e ndërmjetësuesit të ri të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, pasi Mirosllav Lajçak, që e mban aktualisht këtë post, do të nisë punën e re si ambasador i BE-së në Zvicër.
Është bërë një vit që kur protestuesit e dhunshëm serbë në Zveçan sulmuan pjesëtarët e KFOR-it, me ç’rast u plagosën 93 pjesëtarë të tij.
Erona Cokli u vra nga ish-bashkëshorti i saj në Ferizaj më 12 prill.
Shumë javë kundërshtim, protesta e dhunë... por katër kryetarët shqiptarë të komunave në veri të Kosovës vazhdojnë të mbesin në pushtet. Aktualisht, janë duke punuar të papenguar në objektet komunale, megjithëse nuk e kanë përkrahjen e qytetarëve serbë që janë shumicë në pjesën veriore.
Kosova duket se ka ndryshuar qëndrim dhe është e gatshme të shkruajë një draft-statut për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në shikim të parë, prania e Kinës në Kosovë duket minimale - kryesisht për shkak të mosnjohjes së vendit dhe mungesës së lidhjeve diplomatike. Megjithatë, shteti komunist ka një zyrë në Prishtinë dhe shefi i saj shfaqet në takime me personalitete të ndryshme. Cili është, në fakt, roli i saj?
“Ukraina: Një krim lufte”, është ekspozita me fotografi e hapur në Prishtinë më 29 prill. Ekspozita rrjedh nga libri me po të njëjtin emër që është botuar nga FotoEvidence, i cili përfshin mbi 360 fotografi dhe rrëfime të dëshmitarëve që hedhin dritë mbi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainë.
Në këtë episod special të podkastit Libertas, një e mbijetuar e dhunës në familje rrëfen historinë e saj, nga vdekja e bashkëshortit e deri tek dhuna psikike e fizike që ia shkaktoi i ati saj.
Në asnjërën nga komunat veriore të banuara me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, nuk është arritur numri i nevojshëm i votave për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë.
Shfaq më shumë