Fillimi i zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, e njohur si IBM, paraqet sfidën e parë të vendosjes së një bashkëpunimi konkret ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Duke përdorur një terminologji me dy kuptimësi, zbatimi i IBM-it për Kosovën shënon përcaktimin e pikave kufitare, kurse për Serbinë të vendkalimeve administrative.
Por sidoqoftë, të dyja palët pajtohen të vazhdojnë tutje.
Sipas marrëveshjes së prezantuar nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme, Catherine Ashton, me IBM palët po instalojnë gradualisht objekte të përbashkëta dhe të sigurta në të gjitha pikat kufitare duke ndjekur praktikat ndërkombëtare.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi thotë se fillimi i zbatimit të kësaj marrëveshje, i paraparë nga data 10 dhjetor, do të shënon një hap të rëndësishëm për marrëdhëniet reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
“Për herë të parë në historinë e dy shteteve tona po njihet nga të dyja shtetet, edhe Serbia po e pranon ku e ka kufirin dhe edhe ne po e pranojmë dhe është një hap i madh për përcaktimin e raporteve Kosovë – Serbi”, thotë Kuçi.
Në anën tjetër, shefi i palës serbe në bisedimet me Kosovën, Dejan Paviçeviq thotë se me IBM nuk po ndodh asgjë e madhe, vetëm po bashkohen dy pika kalimi kufitar më afër.
“Paramendoni këto dy vendkalime që i kemi tash dhe vetëm t’i afrojmë njëra me tjetrën. Pra, këto dy vendkalime vetëm po bashkohen dhe asgjë më shumë. Nuk është një shtëpizë e përbashkët, por një vend dhe dy zona të ndara, pra secili do ta ketë zonën e vet të përgjegjësisë, por në një vend”, thekson Paviçeviq.
Sipas marrëveshjes, në objektet e përbashkëta dhe zonën e përbashkët ku zyrtarët e secilës palë kryejnë kontrollet përkatëse, palët nuk do të shfaqin simbolet shtetërore. Zëvendëskryeministri Kuçi thotë se Kosova do ta respekton marrëveshjen dhe në atë mënyrë që do të sillet Serbia, do të pasoj edhe kundërpërgjigja e palës kosovare.
“Çfarë simbole do të ketë në anën e Serbisë do të ketë edhe në anën Kosovës, në kuptimin e asaj që nëse ata i vendosin simbolet shtetërore edhe ne do t’i vendosim. Përndryshe do të jetë trajtim i barabartë i pikave kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë. IBM-i i përngjanë asaj që e kanë edhe shtet tjera moderne e demokratike”, thekson Kuçi.
Aranzhimet do të përfshijnë një prani të balancuar, në përputhje me nevojat, nga të dy palët të shërbimeve përkatëse siç janë Doganat, Policia, etj.
Në vendkalimet në Jarinjë dhe Bërnjak, kjo prezencë do të përfshijë edhe zyrtarë të EULEX-it. Po ashtu, zyrtarët e misionit të Bashkimit Evropian do të jenë të pranishëm edhe në vendkalimet te Dheu i Bardhë, Merdarë, Mutivodë dhe Muçibabë.
Për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes do të formohet edhe një grup trepalësh implementues i kryesuar nga Bashkimi Evropian.
Kjo marrëveshje nuk përfshinë edhe çështjet e të hyrave fiskale.