Përfaqësuesit politik të serbëve nga komunat veriore thonë se nuk mund ta dëgjojnë as Beogradin kur është në pyetje integrimi i tyre në institucionet e Kosovës. Sipas tyre, pjesëmarrja në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe integrimi do të ishte një rrugë e pa kthim.
Me 90 vota për, 17 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin mbi amnistinë. Miratimi i këtij ligji është bërë me procedura të shpejtuara gjatë dy seancave të mbajtura brenda ditës së enjte.
Përfaqësuesja e lartë e BE-ë për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, gjatë vizitës në Prishtinë ka lavdëruar qeverinë për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Miratimi i Ligjit të Amnistisë dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira në komunat veriore, në Prishtinë shihen si dy zhvillime të domosdoshme për zbatimin e Marrëveshjes me Beogradin që si synim ka integrimin e serbëve verior në kuadër të institucioneve.
Kuvendi i Kosovës do të shqyrtoj këtë të enjte sërish Projektligjin për amnistinë, të cilin refuzoi ta miratoj javën e kaluar. Kësaj radhe, qeveria i ka hequr nenin tre këtij projektligji.
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker ka adresuar kritika ta ashpra në adresë ët Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar për pengimin e proceseve, pengim të punës së institucioneve dhe punës së diplomatëve.
Pas një debati të gjatë, Projektligji mori 70 vota për, 21 kundër dhe 2 abstenime. Për të kaluar, ky Projektligj duhet të merrte 80 vota për.
Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt ka shprehur besimin e tij se Prishtina dhe Beogradi po tregojnë vendosmëri për të zbatuar marrëveshjet e arritura.
Kosova ka bërë një hap shumë të madh në procesin e saj të integrimit në Bashkimin Evropian, ka thënë të hënën në Prishtinë, presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.
Një lëndim i lehtë që pësoi ambasadorja amerikane në Prishtinë teksa po hynte në ndërtesën e Kuvendit, ditën e protestave të Vetëvendosjes, vazhdon të jetë një temë polemikash midis subjekteve politike.
Ekspertët kushtetues thonë se emërimi i komandantit rajonal të policisë për komunat veriore të Kosovës nuk ka bazë ligjore, duke i kërkuar qeverisë që së pari të përgatisin bazën ligjore e më pas t’i marrin vendimet.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar më 27 qershor, shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Por, dilemat janë shtuar nëse marrëveshja duhet të ratifikohet.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, beson se Kosova ka përkrahjen e dy të tretave të nga 47 anëtarët e Këshillit të Evropës që të anëtarësohet në këtë institucion.
Kosova ka bërë përparime në çështjet e të drejtave të njeriut, por ende mbetet shumë punë për të bërë, ka deklaruar komisionarja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay.
Partitë opozitare në Kosovë kanë kritikuar ashpër qeverinë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme për mënyrën se si e ka trajtuar dorëheqjen e zyrtarit ndërlidhës në Beograd, Lulzim Peci.
Kuvendi i Kosovës pritet që të vë në shqyrtim për ratifikim Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në seancën e të enjtes, më 20 qershor.
Opozita tërheq vërejtjen se Ligji për amnistinë po miratohet vetëm për t’i falur strukturat serbe në veri, përfshirë edhe ato që deri dje u cilësuan nga Prishtina zyrtare si kriminale. Kurse, nga Qeveria thuhet se ky ligj nuk ka të bëjë me një etnitet a territor, por me vepra të caktuara.
Shfaq më shumë