Një fotografi e publikuar në rrjetin social “Twitter”, në të cilën shihet dora e mavijosur e ambasadores amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, lëndim i marrë gjatë ditës së protestave të Vetëvendosjes, e ka bërë ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku të ndihet e turpëruar.
Në emrin e saj personal, Çitaku i ka kërkuar falje ambasadores Jackobson për lëndimin e marrë atë ditë, duke thënë se nuk e besonte që në Kosovë mund të ketë njerëz që nuk e mirëpresin një ambasadore të vendit më miqësor që ka shteti i Kosovës, respektivisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Po kërkoj falje në emrin tim. Ka qenë përtej imagjinatës së kujtdo. Unë po ndihem keq që ambasadorja e një vendi mik është sulmuar pranë institucioneve të Republikës së Kosovës nga një grup, i cili po synon të kthejë Kosovën prapa dhe po synon që Kosovën ta shndërrojë në një arenë përplasjesh jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me miqtë tanë tradicionalë”, ka thënë Çitaku.
Ndërkohë, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje e mohojnë çdo mundësi që ambasadorja amerikane të ketë pësuar çfarëdo lëndimi nga protestuesit. Dardan Molliqaj nga kjo lëvizje thotë se sigurimi i ambasadores Jackobson dhe organet e rendit janë ata që mbajnë përgjegjësi për lëndimin e lehtë të ambasadores.
Sipas tij, në ditën e protestës më 27 qershor, Vetëvendosje nuk kishte për qëllim të ndalonte lëvizjen e asnjë ambasadori a diplomati të huaj, por vetëm të pengonte hyrjen e deputetëve të Kuvend me qëllim që të mos lejohej ratifikimi i marrëveshjes me Serbinë.
“Lëndimet që ia bën sigurimi ambasadores, nuk mund t’i bartë Vetëvendosja. Nuk e kuptoj pse ambasadorja është dashur të futet përmes rrugëve anësore, qorre të cilat nuk ekzistojnë. Futja e ambasadores ka qenë e rrethuar me policinë e Kosovës dhe truprojat e saj personale”.
“As edhe një aktivist, e ka pas edhe të pamundur, edhe po të kish tentuar, edhe pse nuk ka tentuar, që ta prekë ambasadoren dhe për këtë ka dëshmi. Nëse kërkohet që Vetëvendosja të distancohet nga lëndimet që i ka shkaktuar sigurimi i saj, kjo është e pakuptimtë, sepse ne nuk kemi pas asnjë qëllim që të lëndojmë dikë”, ka thënë Molliqaj.
Ndryshe, incidenti i 27 qershorit me ambasadoren amerikane po trajtohet në disa mënyra.
Vlerësimet janë nëse autoritetet e rendit nuk e kishin kryer si duhet punën e tyre, ngaqë personali diplomatik gëzon të gjitha imunitetet dhe nuk lejohet që të pengohet gjatë lëvizjeve brenda territorit të Kosovës.
Kurse në pamjet e publikuara, ambasadorja amerikane shihet se si futet në oborrin e Kuvendit, jo me makinë, por vrap dhe nën shoqërimin e sigurimit të saj dhe policisë së Kosovës, përderisa në afërsi shihen edhe protestues që po përpiqeshin të pengonin hyrjet e Kuvendit.
Me atë rast, Jackobson besohet se kishte marrë një lëndim dhe pavarësisht nga kush i kishte shkaktuar, vlerësohet si një incident që ka vënë në sprovë Qeverinë edhe autoritetet e rendit për zbatimin e obligimeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me sigurinë e diplomatëve të huaj.