Skenës politikë në Kosovë, së shpejti do t'i shtohet edhe një subjekt politik, me emrin Alternativa. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, si pjesë e këtij subjekti, Ilir Deda, flet për fazën e themelimit të Alternativës, si dhe komenton zhvillimet aktuale në lidhje me demarkacionin, liberalizimin e vizave, zgjedhjet e lira si dhe efektet e Gjykatës Speciale për krime lufte, e cila do të nisë punën nga viti 2017.