Nadije Ahmeti është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në Kosovë edhe sot ka vazhduar aksioni i autoriteteve të rendit për lirimin e pronave të ndërmarrjeve shoqërore, të uzurpuara në mënyrë joligjore. Lidhur më këtë çështje, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike, thonë se veprimet e ndërmarra tregojnë zbatimin e ligjit në këtë drejtim.
Në bankat komerciale që veprojnë në Kosovë, ka s’përputhje të thellë ndërmjet normave të kursimeve dhe atyre të kredive. Sipas ekspertëve, kjo ndodh për faktin se bankat kanë mjete të mjaftueshme për të zhvilluar veprimtarinë e tyre.
Marrëveshja për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore, përveç efekteve pozitive që i solli Kosovës në aspektin politik, në atë politik rezultatet qenë të mangëta, thonë zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues biznesesh.
Autoritetet në Kosovë thonë se po zhvillojnë bisedime të nivelit politik me Bashkimin Evropian për mundësinë e vazhdimit të mandatit të EULEX-it, i cili duhet të përmbyllë mandatin e tij më 12 qershor.
Mekanizmat e sigurisë në Kosovë thonë se radikalizmi, ekstremizmi dhe grupet e organizuara kriminale janë rreziku potencial për shoqërinë e Kosovës, por thonë se ajo aktualisht nuk është zonë e rrezikuar nga sulmet e mundshme terroriste.
Marrëveshja për Tregti të Lirë, CEFTA, nuk ka treguar ndonjë sukses të madh për qarkullimin e mallrave kosovare, në vendet anëtare të këtij mekanizimi. Madje, sipas një hulumtimi të një asociacioni ekonomik, thuhet se bilanci negativ nga kjo marrëveshje, për një dekadë, ka qenë mbi 6 miliardë euro.
Autoritetet e arsimit në Kosovë thonë se risi gjatë këtij viti, është se në testin e arritshmërisë nxënësit do t’i kenë 100 pyetje nga lëndët e përgjithshme dhe profesionale dhe jo 120 sa kanë qenë vitin e kaluar.
Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ka bërë që veturat e reja që prodhohen në shtetet e Bashkimit Evropian dhe importohen në Kosovë, të lirohen për 10 për qind, pasi është hequr taksa doganore.
Zotimi i përsëritur i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për “dekriminalizimin” e skenës politike përmes hartimit të një Kodi, për përfaqësuesit e shoqërisë civile shihet si një mision i pamundur.
Me ofrimin e sezonit të verës, periudhë kjo kur në Kosovë vijnë për pushime qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, Ministria e Diasporës ka shtuar aktivitetet që kanë të bëjnë me regjistrimin e diasporës dhe mërgatës.
Termocentrali “ Kosova e Re” nuk pritet të fillojë së ndërtuari as gjatë këtij viti. Përfaqësues të shoqërisë civile dhe njohës të çështjeve energjetike e quajnë të pakuptimitë zvarritjen e realizimit të këtij projekti. Madje, ka dyshime se zvarritja po bëhet më qëllim.
Trendi i shuarjes së bizneseve në Kosovë ka vazhduar edhe gjatë këtij viti. Nga janari e deri më tani, rreth 1000 biznese kanë shuar veprimtarinë e tyre në mënyrë vullnetare. Eksperët konsiderojnë se ambienti i pafavorshëm dhe konkurrenca janë faktorët kyç.
Qytetarët në Kosovë, të cilët thuhet se kanë pagat më të ulëta në rajon dhe është vendi me nivel të lartë të papunësisë, kanë depozita në nivel mjaft të lartë në bankat komerciale, që funksionojnë në vend.
Rreth 860 është numri i punëkërkuesve të sektorit privat që kanë përfituar nga programi për subvencionimin e pagave nga Qeveria e Kosovës dhe organizatat ndërkombëtare në Kosovë, thonë zyrtarë qeveritarë.
Nga muaji qershor pritet të fillojë ndarja e pensioneve me rritje për të gjithë pensionistët kontribut-dhënës. Mënyra e ndarjes së këtyre pensioneve është e paraparë me udhëzimin administrativ që ka dalë nga Ligji për skemat pensionale, thonë zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të pensionistëve.
Kompanitë private në Kosovë mund të mbesin pa kuadro profesionale pas liberalizmit të vizave. Kështu thonë disa pronarë të kompanive prodhuese në Kosovë, sipas të cilëve, largimi eventual i punëtorëve për një periudhë më të gjatë sesa pushimi vjetor, mund të paraqes probleme në zhvillimin e afarizimit të tyre.
Liberalizimi i vizave për Kosovën mund të rrisë migrimin e qytetarëve kosovarë, thonë përfaqësues të shoqërisë civile, sipas të cilëve, tashmë veç ekziston një gatishmëri e qytetarëve për ta braktisur Kosovën.
Në fillim të kësaj jave Kosova u pranua në UEFA, kurse përfaqësues të federatave të sportit, shprehen optimistë se Kosova javën e ardhshme, do të bëhet anëtare edhe e FIFA-s.
Doganat dhe Administrata Tatimore e Kosovës, nga të cilat varet edhe mbushja e arkës së shtetit, kanë shënuar një trend pozitiv të të hyrave në katër muajt e parë të këtij viti, duke mbledhur 426 milionë euro.
Policia e Kosovës ka marrë një aksion për lirimin e pronave që dyshohet se janë të uzurpuara, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
Shfaq më shumë