Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Një robot që monitoron cilësinë e tokave bujqësore dhe mund të ndihmojë cilësinë dhe rendimentin e prodhimeve bujqësore po zhvillohet nga një grup i të rinjve në Prishtinë. Studiues të fushës së robotikës në Kosovë thonë se kjo fushë me shumë potencial ka nevojë për investime.
Alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi, ka nisur në vitin 2017 një projekt për ngjitjen e 14 majave më të larta në botë. Projektin e saj e ndali pandemia e COVID-19, por aktualisht ajo është duke u përgatitur që të rikthehet në Nepal për të ngjitur një maje tjetër me mbi 8,000 metra lartësi mbidetare.
Në Kosovë janë të regjistruara dhjetëra biznese që kryejnë shërbime postare. Ndër to janë edhe 45 posta të shpejta, të cilat dërgojnë porosi në adresat e qytetarëve. Shumica e tyre janë hapur pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, pranverën e vitit 2020.
Çdo fundvit banorët e fshatit Pjetërshan të Gjakovës, bashkohen për t’i zbukuruar e ndriçuar oborrin e Kishës Shën Jozefi dhe një pjesë të fshatit. Banorët mbledhin mjete për të blerë gjësendet e nevojshme për dekorin e fshatit për një atmosferë sa më festive për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.
Shumë qytetarë dhe fëmijë kanë marrë pjesë në ngjarjen e përvitshme “Vrapo Babadimër” e cila u organizua në Prishtinë
Shqiptarë e serbë që jetojnë në zona të thella të Kosovës kanë pak informacione rreth procesit të vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19. Disa prej tyre që i ka vizituar organizata e Kryqit të Kuq të Kosovës muajve të fundit, në qytetin e Kamenicës dhe Ranillugut.
Sheshet e Prishtinës më 28 nëntor u mbushën me flamuj kuq e zi dhe me simbole të tjera kombëtare. Shqiptarët më 28 nëntor festojnë Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit. Në sheshet e Prishtinës u panë edhe flamujt e shtetit të Kosovës.
Mënyra se si i ishte komunikuar lajmi që fëmija i saj ka Sindromën Down, e bëri të kuptojë se ajo duhet të bëjë më shumë për komunitetin me nevoja të veçanta në Kosovë. Sebahate Hajdini Beqiri, duke luftuar për të drejtat e djalit të saj, Gencit, u bë zë i shumë personave me Sindromën Down.
Shehrije Mujaj- Gërbeshi, 63 vjeç, është gruaja e parë që ka regjistruar një klub të shahut për gratë në Kosovë. Ajo rrëfen si i tejkaloi paragjykimet se kjo lojë mund të luhet vetëm nga burrat.
Organizata Care for Kosovo Kids dhe Klubi Alpin Prishtina kanë organizuar lëshime me litarë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë për t’u shpërndarë dhurata fëmijëve në këtë spital. Disa alpinistë janë veshur si superheronjë dhe janë takuar me fëmijët.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se po i analizojnë shkaqet për rezultatin e zgjedhjeve lokale për Lëvizjen Vetëvendosje që e ka quajtur “të pakënaqshëm”.
Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka fituar garën në Prishtinë, duke mposhtur ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje. Qytetarë dhe simpatizantë të kësaj partie kanë festuar në sheshet e kryeqytetit të Kosovës.
Jeta në një zonë të thellë rurale nuk ka qenë pengesë për Sebahate Ramën nga fshati Keçekollë e Prishtinës që të krijojë një biznes të vogël. Ajo tashmë ka mbi 30 koshere bletë si dhe pesë lopë e dy viça dhe po planifikon ta zgjerojë biznesin e saj.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka investuar rreth 200 mijë euro për rinovimin e sallave të operacionit e dhomave përcjellëse për Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Prishtinë, mirëpo gati një vit pas mbarimit të punimeve, ajo nuk është lëshuar ende në funksion.
Një politikan serb mbuloi me ngjyrë muralin e të dënuarit serb për krime lufte, Ratko Mlladiq, në një rrugë të Beogradit. Incidenti ndodhi një ditë pasi policia ndaloi dy aktiviste të të drejtave të njeriut, të cilat hodhën vezë në drejtim të muralit. Aktivistet u liruan, mirëpo policia vendosi një kordon për të bllokuar qytetarët që protestuan kundër muralit, si dhe disa mbështetës të krahut të djathtë që brohoritën mesazhe mbështetjeje për Mlladiqin.
Udhëtarët janë kthyer në numër të madh në transportin publik në Moskë pas përfundimit të një bllokimi të pjesshëm; një gjykatë federale e apelit në SHBA e bllokoi planin e Shtëpisë së Bardhë për të vaksinuar punëtorë në shumë kompani
Në Teatrin "Oda" në Prishtinë, mbrëmjen e 3 nëntorit, është shfaqur drama premierë, në gjuhën angleze "Ballkan Bordello" e dramaturgut kosovar, Jeton Neziraj. Në këtë dramë janë angazhuar 10 aktorë nga Kosova, Serbia dhe SHBA-ja. Drama trajton situatat në shoqëritë e dala pas luftërave në Ballkan.
Mbi 25 për qind e të punësuarve në sektorin e IT-së në Kosovë, janë gra. Në mesin e tyre është edhe 23-vjeçarja Diellëza Avdyli nga Drenasi, e cila për gati 2 vjet ka arritur të bëhet junior souftware developer. Ajo tregon se sa e vështirë është puna në këtë sektor të dominuar nga meshkujt.
Disa banorë në lagjen “Dardania” në Gjilan jetojnë në një zonë me kutërbim të vazhdueshëm nga përroska e përzier me ujëra të zeza. Ata thonë se po jetojnë me frikë nga përhapja e sëmundjeve dhe kontaminimi i kopshteve të mbjella.
E gjatë jo më shumë se 1.2 kilometra, rruga "Muharrem Fejza" në Prishtinë ishte planifikuar të asfaltohej për 120 ditë. Mirëpo që nga muaji prill, kur kanë filluar punimet, kanë përfunduar vetëm 200 metrat e para të rrugës. Kjo është njëra ndër rrugët më të ngarkuara në kryeqytetin e Kosovës.
Shfaq më shumë