Çdo fundvit banorët e fshatit Pjetërshan të Gjakovës, bashkohen për t’i zbukuruar e ndriçuar oborrin e Kishës Shën Jozefi dhe një pjesë të fshatit. Në mënyrë të organizuar banorët mbledhin mjete për të blerë gjësendet e nevojshme për dekorin e fshatit për një atmosferë sa më festive për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Me pemë të zbukuruara plot drita e oborr të ndriçuar, Kisha Shën Jozefi ka hapur dyert. Edhe vizitorët në fshatin e dritave nuk mungojnë në këto ditëfestash.