Kurti: Kemi pritur rezultat më të mirë në zgjedhje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se po i analizojnë shkaqet për rezultatin e zgjedhjeve lokale për Lëvizjen Vetëvendosje që e ka quajtur “të pakënaqshëm”. Në këtë intervistë ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë dhe ka theksuar që është e pritshme që gjatë mandatit të tij si kryeministër të arrihet një marrëveshje me Beogradin për normalizimin e raporteve.