Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Pasi u renditën të tretët në zgjedhjet e 9 shkurtit, brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës janë shfaqur pakënaqësi dhe kërkesa për ndryshime në udhëheqje. Por, kush po e mbron dhe kush po kërkon largimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe reformë në kryesi, e kuptojmë në këtë video.
Një pjesë e opinionit publik në Serbi, si dhe Komisioni Evropian, presin që autoritetet në Serbi ta hetojnë rastin e një rrëmuje të papritur, që ndodhi gjatë 15 minutave të heshtjes në protestën studentore në Beograd, më 15 mars.
Një zjarr që shpërtheu në klubin e natës "Pulse", në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e 16 marsit, mbyti 59 persona dhe la të lënduar mbi 150 të tjerë.
Më 15 mars, 2025, Beogradi do të jetë qendra e një tubimi masiv, të organizuar nga studentët. Ngjarja pason protestat dhe bllokadat e vazhdueshme të tyre, që prej tragjedisë së 1 nëntorit në Novi Sad.
Kosova, aktualisht, nuk ka asnjë lobues të kontraktuar në SHBA. Derisa Serbia vazhdon të forcojë prezencën e saj në Uashington përmes pesë kontratave të lobimit, Kosova mbetet pa një mekanizëm të tillë ndikimi.
Gjykata Themelore në Prishtinë e shtyu për 17 mars seancën fillestare ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, pasi njëri nga të akuzuarit kërkoi disa ditë kohë për ta lexuar aktakuzën. Sipas Prokurorisë, ata akuzohen se kanë dhënë informacione te BIA.
Kryeministri i Kosovës zgjodhi të vishej si punëtor ndërtimtarie dhe të merrte pjesë në vënien e gurit themeltar të një çerdheje në Gjilan, në vend se të respektonte urdhrin e Gjykatës për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitarit në rastin e rezervave shtetërore.
Ukraina raportohet se ka pranuar një marrëveshje me SHBA-në për shfrytëzimin e burimeve minerale, si litiumi dhe titani, dhe do të marrë mbështetje financiare për rindërtimin e ekonomisë së saj. Por, çfarë janë këto minerale të rralla dhe ku përdoren ato? Më shumë detaje i gjeni në këtë video.
Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian nuk e kanë detyruar Qeverinë e Kosovës të ndryshojë kursin e saj, por kanë pasur ndikim në mirëqenien e qytetarëve. Pa një konsensus të qartë brenda BE-së se kur mund të hiqen, pasiguria vazhdon të formësojë situatën.
Me vonesë ka nisur numërimi i fletëvotimeve të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ndonëse nuk dihet se kur do të përfundojë procesi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e arsyetoi vonesën duke thënë se këtë herë është dashur më shumë kohë për çështje organizative
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë marrin pjesë gjashtë subjekte politike që përfaqësojnë komunitetin serb: Lista Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, Demokracia Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, si dhe Iniciativa Qytetare Drejtësia Popullore.
Në fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, partitë politike po premtojnë edhe rritjen e pagave për punëtorët e sektorit privat. Rritja, sipas tyre, mund të bëhet duke e mbështetur sektorin privat.
Para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Radio Evropa e Lirë ka pyetur disa të rinj, që do të votojnë për herë të parë, për kërkesat dhe mesazhet e tyre për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.
Shpenzimet për fushatë pritet të publikohen 30 ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, por ajo çka dihet deri më tani është se vetëm në Facebook, partitë dhe kandidatët kanë shpenzuar mbi 200 mijë euro në sponsorizime.
Martesat mes personave të gjinisë së njëjtë, procedura e IVF-së për gra pa partnerë e deri te ndryshimi i mundshëm i kufijve të Kosovës, ishin temat për të cilat Radio Evropa e Lirë kërkoi përgjigje nga përfaqësues të partive kryesore garuese në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tash e tutje do ta udhëheqë Peter Sorensen. Pritjet për të janë shumë të mëdha, por sa realisht do të ketë dorë ai në suksesin e bisedimeve?
Nëntë studentë, nëntë perspektiva të ndryshme. Para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Radio Evropa e Lirë ka mbledhur disa nga dhjetëra mijëra të rinjtë që do të votojnë për herë të parë, për të diskutuar për temat më të përfolura në Kosovë: nga Kodi Civil e deri te marrëdhëniet me Serbinë.
Është shtyrë për 31 janar seanca fillestare në procesin gjyqësor kundër katër të akuzuarve për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj, pasi të hënën avokatët e dy të akuzuarve erdhën të papërgatitur me arsyetimin se nuk i kanë pranuar me kohë shkresat e lëndës.
Kosova nënshkroi më 22 janar një marrëveshje për tregti të lirë me Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), pas bisedimeve që zgjatën më shumë se dy vjet e gjysmë. Por, kush është pjesë e EFTA-s, si do të përfitojnë prodhuesit kosovarë nga marrëveshja dhe cilat janë lehtësitë për ta?
Tri fushat e veçanta ku do të testohet marrëdhënia transatlantike Uashington-Bruksel.
Shfaq më shumë