Doruntina Baliu është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili është dënuar për krime lufte nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale, ka marrë vendim për zhdëmtim të viktimave të tij në shumën prej 208 mijë eurosh.
Pak ditë më parë disa pjesëtarë të Forcës së Sigurisë u panë në pjesën veriore të Kosovës në një varrim, në të cilin po merrte pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Trendët e internetit shpesh tërheqin fëmijët, por disa prej tyre mund të jenë të rrezikshëm. Tiktok-u është renditur nga fëmijët kosovarë si një ndër platformat ku bullizmi është prezent më së shumti, sipas një ankete të organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children Kosova.
Deponi të stërmbushura, mbeturina të përziera dhe ndotje e tokës dhe e ujit nga hedhjet ilegale, janë imazhe të shpeshta në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi.
Mbeturinat janë kthyer në një problem të madh në Ballkanin Perëndimor me deponi të tejmbushura që ndotin tokën e ujërat. Në Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi, menaxhimi i mbeturinave mbetet jashtë standardeve evropiane.
Një shtetase e Taxhikistanit, e cila ka jetuar në Kosovë për më shumë se 20 vjet, po përballet me një urdhër dëbimi nga Kosova për arsye që nuk janë bërë publike zyrtarisht.
Nga marrëveshja ekonomike ndërmjet Kosovës e Serbisë, njohja nga Izraeli, deri te mospajtimet politike dhe akuzat – janë ngjarjet që shënuan raportet e Kosovës me administratën e kaluar amerikane me në krye Donald Trump, 2016-2020.
Steinova, 68-vjeçare, tani ka mësuar se si të ruhet nga sulmet e mundshme ajrore, ndonëse thotë se sirenat paralajmëruese e trishtojnë.
Së fundi në Kosovë, një vajze iu ndalua t’i vijonte mësimet për shkak të bartjes së shamisë në shkollë. Ky rast, i cili ndodhi në qytetin e Pejës, është i ngjashëm me shumë raste që ndodhën në të kaluarën.
Ushtria izraelite ka nisur një ofensivë tokësore në jug të Libanit. Cilat janë qëllimet e Izraelit dhe a ka Hezbollahu kapacitet të luftojë me të?
Investimet potenciale të Jared Kushnerit, dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Shqipëri dhe Serbi, janë bërë pjesë e një hetimi që ka nisur senatori amerikan, Ron Wyden, mbi ndikime të mundshme politike të qeverive të huaja në familjen Trump.
A janë sulmet e fundit të Izraelit në Liban pjesë e një përshkallëzimi serioz, që tashmë mund të konsiderohet luftë pa trupa tokësore? Dhe, a do t’i mundësojë basti i tij kundër kohës neutralizimin e Hezbollahut, para një hakmarrjeje me sulme masive?
Një valë shpërthimesh të disa pajisjeve elektronike në Liban dhe Siri, lanë dhjetëra të vdekur dhe mijëra të plagosur më 17 dhe 18 shtator. Në Liban, për sulmet po fajësohet Izraeli, që deri tani ka heshtur.
Një aktakuzë e Prokurorisë së Prizrenit e ngarkon një zyrtar komunal të Mamushës se jashtëligjshëm ka siguruar shtetësinë për 124 persona.
Radio Evropa e Lirë ka siguruar aktakuzën voluminoze ndaj 45 personave lidhur me sulmin e armatosur në veri të Kosovës. Në këtë dokument përfshihen edhe dëshmi të punëtorëve të hotelit në Banjskë, mysafirëve të hotelit dhe të afërmve të personave të akuzuar.
Aktakuza që ngriti Prokuroria Speciale e Kosovës kundër 45 personave për sulmin e armatosur në Banjskë, i ngarkon shumicën e tyre për kryerje të terrorizmit dhe të veprave të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Shumë prej lumenjve të Kosovës që dikur ishin vende freskimi në sezonin e verës, tani nuk përdoren për not. Urbanizimi dhe zhvillimi industrial pa menaxhim adekuat të mbetjeve dekadat e fundit ka bërë që lumenjtë të kthehen në zona të ndotura.
Përveç komunitetit kroat, më 15 gusht në Letnicë erdhën edhe shumë besimtarë katolikë shqiptarë nga rrethina e Kosovës, por edhe të tjerë nga komunitete e besime të tjera.
Produktet e falsifikuara në emër të markave të njohura janë shumë të përhapura në tregun e Kosovës, ndonëse mijëra prej tyre konfiskohen çdo vit. Sipas ekspertëve të fushës, falsifikimi është sofistikuar ndër vite së bashku me metodat e futjes së këtij malli brenda Kosovës.
Autoritetet e Kosovës kanë nisur procedura për testimin e fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve.
Shfaq më shumë