Doruntina Baliu është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
A janë sulmet e fundit të Izraelit në Liban pjesë e një përshkallëzimi serioz, që tashmë mund të konsiderohet luftë pa trupa tokësore? Dhe, a do t’i mundësojë basti i tij kundër kohës neutralizimin e Hezbollahut, para një hakmarrjeje me sulme masive?
Një valë shpërthimesh të disa pajisjeve elektronike në Liban dhe Siri, lanë dhjetëra të vdekur dhe mijëra të plagosur më 17 dhe 18 shtator. Në Liban, për sulmet po fajësohet Izraeli, që deri tani ka heshtur.
Një aktakuzë e Prokurorisë së Prizrenit e ngarkon një zyrtar komunal të Mamushës se jashtëligjshëm ka siguruar shtetësinë për 124 persona.
Radio Evropa e Lirë ka siguruar aktakuzën voluminoze ndaj 45 personave lidhur me sulmin e armatosur në veri të Kosovës. Në këtë dokument përfshihen edhe dëshmi të punëtorëve të hotelit në Banjskë, mysafirëve të hotelit dhe të afërmve të personave të akuzuar.
Aktakuza që ngriti Prokuroria Speciale e Kosovës kundër 45 personave për sulmin e armatosur në Banjskë, i ngarkon shumicën e tyre për kryerje të terrorizmit dhe të veprave të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Shumë prej lumenjve të Kosovës që dikur ishin vende freskimi në sezonin e verës, tani nuk përdoren për not. Urbanizimi dhe zhvillimi industrial pa menaxhim adekuat të mbetjeve dekadat e fundit ka bërë që lumenjtë të kthehen në zona të ndotura.
Përveç komunitetit kroat, më 15 gusht në Letnicë erdhën edhe shumë besimtarë katolikë shqiptarë nga rrethina e Kosovës, por edhe të tjerë nga komunitete e besime të tjera.
Produktet e falsifikuara në emër të markave të njohura janë shumë të përhapura në tregun e Kosovës, ndonëse mijëra prej tyre konfiskohen çdo vit. Sipas ekspertëve të fushës, falsifikimi është sofistikuar ndër vite së bashku me metodat e futjes së këtij malli brenda Kosovës.
Autoritetet e Kosovës kanë nisur procedura për testimin e fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve.
Autoritetet e Kosovës nuk e kanë konfirmuar nëse çështja e funksionimit të Postës së Serbisë në Kosovë mund të diskutohet në të ardhmen në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndonëse këtë e ka kërkuar BE-ja.
Vendet e Ballkanit e Perëndimor po synojnë të realizojnë projekte të mëdha të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet diellore dhe të erës.
Serbia lëshon dokumente për serbët e Kosovës. Por, ato konsiderohen të pavlefshme nga autoritetet e Kosovës.
I arrestuar për të parën herë në vitin 2000 për vrasje, të një ushtari rus, Faton Hajrizi nga Komuna e Skenderajt, do të shndërrohej në një person me histori të gjatë kriminale dhe famë për shumë arratisje nga burgjet e Kosovës.
Terreni i vështirë është aktualisht sfida më e madhe në patrullimin e kufirit Kosovë- Serbi, siç thonë trupat e KFOR-it në Kosovë. Radio Evropa e Lirë i është bashkuar një prej patrullimeve të trupave amerikane afër vijës që ndan dy shtetet, në pjesën malore të Leposaviqit.
Gratë fermere ankohen se nuk po arrijnë të jenë përfituese të granteve për bujqësi shkaku i kritereve të vështira.
Miratimi i një ligji të ri për Komisionin e Pavarur për Media, që veç tjerash synon rregullimin e mediave online, ka ngjallur reagimin e organizatave e gazetarëve në Kosovë dhe Evropë.
Më 7 korrik, qytetarët francezë do të votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat mund të sjellin në pushtet një qeveri të ekstremit të djathtë, të udhëhequr nga partia e Marine Le Pen, e cila ka lidhje tradicionale me Rusinë e Vladimir Putinit.
Banorët e mbetur në fshatin Shipitullë të Obiliqit, zonë me interes të veçantë për mihjen e qymyrit në Kosovë, po kërkojnë që shtëpitë e tokat t’u shpronësohen dhe ata të zhvendosen nga jetesa afër ekskavatorëve.
Tenderët për pishinën olimpike në Leposaviq po gjykohen si krim i organizuar. Të përfshirë janë zyrtarë e biznesmenë serbë e shqiptarë.
Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar u prit nga liderët shtetërorë në Kosovë, për nder të 25- vjetorit të përfundimit të luftës në vend. Blair konsiderohet një ndër figurat me rol kyç në çuarjen përpara të intervenimit ndërkombëtar që largoi forcat serbe nga Kosova.
Shfaq më shumë