Terreni i vështirë është aktualisht sfida më e madhe në patrullimin e kufirit Kosovë- Serbi, siç thonë trupat e KFOR-it në Kosovë. Radio Evropa e Lirë i është bashkuar një prej patrullimeve të trupave amerikane afër vijës që ndan dy shtetet, në pjesën malore të Leposaviqit.