Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Një nga ngjarjet që solli tensionet më të larta mes Kosovës dhe Serbisë, në vitet e fundit, ka përfunduar të shtunën (2 tetor) me largimin e barrikadave dhe tërheqjen e njësive speciale policore nga veriu.
Në orët e hershme të 2 tetorit, pjesëtarë të KFOR-it janë parë në pikën kufitare në Bërnjak. Ndërkohë që ata janë stacionuar në këtë pikë, serbët lokalë, të cilët kanë bllokuar këtë zonë tash e sa ditë, kanë ndezur kamionët dhe janë bërë gati për t’u larguar.
Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë parë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi më 29 shtator në Prishtinë se është e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat nga Serbia. Ajo tha se kjo krizë mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 27 shtator deklaroi se e mbështet vendimin e Kosovës për reciprocitet lidhur me targat e Serbisë. Rama i bëri thirrje Serbisë që të ndalojë manovrat ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën.
Rruga që të çon për në pikën kufitare në Jarinjë mes Kosovës dhe Serbisë, është e bllokuar tash e dy ditë. Bllokada disa kilometërshe me automjete u bë në shenjë pakënaqësie për vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet lidhur me targat.
Qytetarë serbë kanë qëndruar në natën mes 20 dhe 21 shtatorit afër pikës kufitare në Jarinjë, që lidh Kosovën dhe Serbinë. Ata kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste për reciprocitetin për targat me Serbinë, të vendosur nga Qeveria e Kosovës.
Kamionë dhe vetura kanë bllokuar për disa kilometra rrugën që çon në pikëkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë. Kjo bllokadë vjen në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në lidhje me targat e veturave me regjistrim të Serbisë që hyjnë në Kosovë.
Nën sigurinë e shumë forcave policore, muzikanti Goran Bregoviq performoi më 22 gusht në Festën e Birrës në Korçë. Gjatë koncertit u hodh gaz lotsjellës dhe disa persona u shoqëruan në polici. Pjesëmarrja e Bregoviqit në koncert ishte kundërshtuar paraprakisht në Kosovë dhe Shqipëri.
Forca të shumta policore po e ruajnë rendin në qendër të qytetit të Korçës ku po mbahet Festa e Birrës. Në natën e fundit të festivalit do të performojë këngëtari, Goran Bregoviq. Pjesëmarrja e Bregoviqit u kundërshtua ashpër në Kosovë dhe Shqipëri.
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë më 19 gusht nuk ka pasur më asnjë shtrat të lirë. Aty janë të hospitalizuar mbi 110 pacientë me COVID-19. Rreth 90 për qind e pacientëve janë me oksigjeno-terapi.
Zyrtarë shtetërorë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile kanë ngritur shqetësimin për numrin e ulët të vaksinimeve kundër COVID-19 te komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Teoritë konspirative lidhur me vaksinat po konsiderohen shkaku kryesor i hezitimit për imunizim.
Fshati Shtupeq në Bjeshkët e Nemuna është vendi më i goditur nga zjarret që kanë kapluar shumë pjesë të Kosovës në javët e fundit. Edhe pse me intensitet të zvogëluar, zjarre në këtë fshat ka pasur edhe ditën e premte. Si pasojë e zjarrit, një person nga Komuna e Malishevës tashmë ka vdekur.
Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, më 2 gusht u organizua pritje për ekipin e xhudos pas pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Dy xhudistet e Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova morën dy medalje të arta në këto lojëra. Kjo ishte hera e dytë që Kosova mori pjesë në Lojërat Olimpike.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndau Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit për Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit, Joe Biden. Medaljen e pranoi ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.
Në Kosovë po vazhdojnë korrje-shirjet e grurit mirëpo as këtë vit vendi nuk mund të sigurojë miellin e nevojshëm. Kosovarët njihen si një nga popujt që konsumon më së shumti brumëra në Evropë.
Në vitet e fundit në Kosovë është rritur kultivimi dhe mbledhja e bimëve mjekësore dhe aromatike. Vetëm në vitin 2019 vendi ka eksportuar lloje të këtyre bimëve në vlerë 8.15 milionë euro.
Kosova ka ulur flamujt në gjysmështizë dhe ka shpallur ditë zie për viktimat nga aksidenti me autobus në Kroaci. Dhjetë vetë me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi 40 u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.
Në Kosovë dhe në të gjithë botën, besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Ky është Bajrami i katërt që shënohet në kushte pandemie. Qindra besimtarë e falën sot festën brenda dhe jashtë Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
Për pak ditë, qindra qytetarë të Komunës së Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi atyre iu shfaqen simptoma të helmimit. Ata dyshojnë se uji që përdorin për pije është kontaminuar, mirëpo një gjë e tillë nuk është vërtetuar nga analizat e bëra.
Shfaq më shumë