Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Sportistët e Kosovës që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, janë përcjellë me ceremoni shtetërore. Duke u uruar fat dhe suksese në sigurimin e medaljeve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ia ka dorëzuar flamurin e Kosovës ekipit olimpik.
Qindra-mijëra nxënës dhe studentë shqiptarë nga Kosova janë dëbuar nga shkollat e tyre gjatë viteve të 90-ta. Ata u detyruan të mësojnë në kushte të këqija në shtëpi, bodrume dhe dyqane.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, qëndroi të enjten në Prishtinë, ku, mes tjerash, rikonfirmoi se Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) nuk mund të shkojë në pjesën veriore të Kosovës pa njoftim dhe pajtim paraprak të NATO-s.
Shenjëtari Drilon Ibrahimi nga Vitia, do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020 që do të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht. Krahas këtij sporti, ai punon si shitës ambulant tash e 4 vjet.
Shumë qytetarë të Kosovës kanë filluar të fotografojnë dhe të xhirojnë kundërvajtjet që hasin në komunikacion. Të njëjtat fotografi po shfrytëzohen si dëshmi nga Policia e Kosovës, për të gjobitur kundërvajtësit. Juristët thonë se Policia është duke e shkelur ligjin.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq shprehën qëndrime të kundërta në raundin e ri të dialogut që filloi në Bruksel.
Me telefonat e tyre, qytetarët shumë shpesh xhirojnë dhe fotografojnë aksionet apo shkeljet e Policisë së Kosovës. Në Inspektoratin Policor të Kosovës thonë se qytetarët kanë të drejtë të fotografojnë dhe xhirojnë policët, derisa nuk pengojnë punën e tyre.
Ka përfunduar procesi i gërmimit në varrezën masive në Kizhevak të Rashkës në Serbi. Institucionet e Kosovës kanë bërë të ditur se në këtë lokacion janë gjetur mbetjet mortore të nëntë kosovarëve, të vrarë gjatës luftës së fundit në Kosovë.
Në Kizhevak të Serbisë kanë përfunduar gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore. Në këtë varrezë masive, sipas autoriteteve të Kosovës, janë gjetur mbetjet mortore të të paktën nëntë viktimave të luftës së fundit.
Besimtarët myslimanë në Kosovë kanë falur Fitër Bajramin në xhami, ndonëse duke respektuar distancën fizike, si masë për luftim të koronavirusit. Fitër Bajrami pason muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit myslimanët e devotshëm agjërojnë.
Radhë të gjata janë krijuar jashtë sallës sportive “1 Tetori” në Prishtinë, ku personat mbi moshën 65-vjeçare, po presin për t’u vaksinuar. Përveç Prishtinës, në këtë qendër do të vaksinohen edhe banorët e pesë komunave të tjera.
Më 2 maj të vitit 2011, forcat speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vranë liderin e organizatës terroriste Al Kaida, Osama bin Laden. Dhjetë vjet pas vrasjes së tij, ushtarët amerikanë do të largohen nga Afganistani.
Adelina Hajzeraj aktualisht jeton në Belgjikë, por herën e fundit që ishte në Kosovë bëri bashkë dhjetëra organizata dhe biznese nga Kosova e Shqipëria për të pastruar Liqenin e ndotur të Komanit, që gjendet në veri të Shqipërisë.
8 prilli shënon Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Kjo ditë e gjenë këtë komunitet në Kosovë të diskriminuar në punësim, qasje në arsim, infrastrukturë dhe skema sociale.
Me thirrjet “shkarkim” dhe “seksistët” jashtë, disa pjesëtarë të shoqërisë civile u mblodhën të hënën në Prishtinë për të kërkuar largimin e profesorit Ardian Kastrati nga Universiteti i Prishtinës.
Edhe pse në një shkallë të vogël, Kosova tashmë ka filluar vaksinimin për imunizim ndaj COVID-19. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se për të marrë vaksinën, qytetarët fillimisht duhet të regjistrohen në një platformë online.
Në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër COVID-19 me vaksinat e kompanisë AstraZeneca. Të parët që do të vaksinohen janë punëtorët shëndetësorë të Klinikës Infektive të QKUK-së. Të dielën Kosova ka marrë 24 mijë doza të vaksinës nga programi COVAX.
Vasfije Krasniqi - Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e cila është zgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës, thotë se prioritet i saj si ligjvënëse do të jetë mbrojtja e viktimave të luftës.
Në shtatë ditët e fundit në Kosovë janë shënuar rreth 4.500 raste të reja me koronavirus. Krahas rritjes së rasteve të reja, është rritur edhe numri i pacientëve të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Gjendja më e rëndë është në Klinikën Infektive dhe atë të Pulmologjisë.
Ka tetë vjet që Salie Gajtani Osmankaq po pret që organet e gjyqësisë të japin një epilog lidhur me padinë e saj. Ajo ka paditur ekipin që ka udhëhequr procesin e lindjes së fëmijës së saj të tretë, pasi sipas saj, me veprimet e tyre, doktorët e sollën në prag të vdekjes.
Shfaq më shumë