Protestë kundër gjuhës së profesorit Ardian Kastrati
Me thirrjet “shkarkim” dhe “seksistët” jashtë, disa pjesëtarë të shoqërisë civile u mblodhën të hënën në Prishtinë për të kërkuar largimin e profesorit Ardian Kastrati nga Universiteti i Prishtinës. Kastrati, i cili është edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, ka përshkruar në Facebook imazhin e një gruaje të shëndoshë. Shkrimi është interpretuar gjerësisht si ofendim ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Facebook Forum