Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Kosova dhe Serbia nisën një proces të dialogut më 8 mars 2011. Në këtë periudhë dhjetëvjeçare u zhvilluan dhjetëra takime dhe u nënshkruan shumë marrëveshje por ky proces ende nuk prodhoi një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë. Këtu janë pesë gjërat më të rëndësishme që duhet ditur për dial
Shumë reagime ka nxitur një hartë që gjatë një interviste ndodhej prapa shpinës së diplomatit evropian Mirosllav Lajçak. Në komentet dhe reagimet e shumta që u bënë, pretendohej se në hartë Kosova ishte pjesë e Serbisë.
Javën e kaluar, kur qytetarët e Teksasit në SHBA kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje si pasojë e motit të ftohtë, një çift nga Kosova ka ndihmuar shumë familje me ushqim falas.
Gazetari dhe aktivisti për të drejtat e romëve në Holandë, Orhan Galushi, është kthyer të jetojë në qytetin e tij të lindjes, në Prizren. Ai thotë se është kthyer për të ndihmuar komunitetin e tij që të arsimohet dhe të integrohet në shoqërinë kosovare.
Në disa qendra votimi në Prishtinë ende shihen radhë të gjata të atyre që duan të votojnë. Disa prej tyre kanë pritur orë të tëra për të votuar.
Afër 1.8 milion qytetarë të Kosovës janë thirrur për votuar në zgjedhjet parlamentare të dielën. Disa nga ta që kanë votuar, i thanë Radios Evropa e Lirë se presin krijime të vendeve të punës, luftim të korrupsionit dhe investime në shëndetësi.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka votuar e para në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik. Pas votimit, ajo ka deklaruar se KQZ-ja tashmë ka përfunduar të gjitha përgatitjet dhe obligimet e veta kushtetuese e ligjore për votimet e së dielës.
Partitë politike po përmbyllin fushatën zgjedhore, gjatë së cilës organizuan mitingje masive, pa i respektuar masat kundër COVID-19. Policia ka qëndruar indiferente në shumicën prej këtyre tubimeve.
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë për Radion Evropa e Lirë se partia e tij nuk ka vija të kuqe për asnjë parti.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj premtoi rritje pagash, e plan prej 1 miliard eurosh për rimëkëmbje ekonomike.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, në Kosovë nuk lejohen tubime në ambiente të mbyllura me më shumë se 30 persona, si dhe ndalohen të gjitha tubimet që kanë më shumë se 50 pjesëmarrës. Mirëpo të dyja rregullat janë shkelur me nisje të fushatës zgjedhore më 3 shkurt.
Që nga gjysma e vitit të kaluar, sopranoja kosovare Arta Jashari është duke u kujdesur për pacientët e prekur me COVID-19 në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ndihmën për të tjerët ajo e filloi pasi babai i saj e fitoi luftën me koronavirusin.
Një objekt në kuadër të Qendrës për Azilkërkues në Mitrovicën e Jugut është shkatërruar nga zjarri. Në këtë objekt, në momentin e shpërthimit të zjarrit ishin duke qëndruar 46 azilkërkues nga Maroku, Algjeria dhe Siria.
Në praninë e më shumë se 25,000 forcave të sigurisë, Joe Biden u betua në pozitën e presidentit të ri amerikan. Në ceremoninë e inaugurimit në të cilën refuzoi të ishte i pranishëm Donald Trump, morën pjesë ish-presidentët: Bill Clinton, George W. Bush si dhe Barack Obama.
Sally Becker, një humaniste britanike që ndihmoi fëmijët gjatë luftës në Kosovë dhe Bosnje, ëndërron të rikthehet në Kosovë. E njohur edhe si ‘Engjëlli i Mostarit’ në misionet e saj të shpëtimit ajo ishte burgosur, plagosur, rrahur e madje kishte hyrë edhe në grevë urie.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi si dhe Salih Mustafa janë ndër udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Qytetarët për vitin 2021 presin që Kosova të forcohet në aspektin politik dhe ekonomik, të ketë hapje të vendeve të reja të punës. Mbi të gjitha, ata shpresojnë që pandemia të përfundojë sa më parë në vitin 2021.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka filluar testimin e qytetarëve për koronavirus në një nga sheshet e Prishtinës.
Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur mesha e Krishtlindjes, e cila u udhëhoq nga Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, i cili tha se pandemia e ka ndryshuar sjelljen tonë, mënyrën e komunikimit dhe jetën në përgjithësi.
Oficeri ushtarak i Kosovës, Dedë Hiseni, më 1998, ishte fëmijë i humbur dhe i pashpresë.
Shfaq më shumë