Pesëmbëdhjetëvjeçarja Leonarda Dibrani, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thotë se po mendon seriozisht të pranojë ofertën e presidentit të Francës, François Hollande, që të kthehet atje për të vazhduar studimet.
Prishtina zyrtare mbajti premtimin dhe nga mesnata hoqi taksën rrugore për për ata që vijnë nga komuna e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Banorët e Medvegjës urojnë për këtë lehtësim, ndërsa druajnë se ai s’do të zgjasë shumë.
Përkundër paralajmërimeve të qeverisë në Prishtinë për ndalim të hyrjes në Kosovë të ministrit serb Aleksandar Vulin, ky i fundit të enjten paradite ka shkuar në veri të Kosovës, me përcjellje të policisë së Kosovës.
Hapja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit që rekomandohet në raportin e progresit të Komisionit Evropian për Kosovën është lajm i mirë, thonë analistët.
Një shpërthim ka ndodhur sot, në orët e hershme të mëngjesit, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës. Të lënduar nuk ka, por raportohet për dëme të mëdha materiale.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të premten që të lirojë qytetarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nga sigurimi i detyruar për automjete që kushton 80 euro për një muaj.
Serbët në veri dolën për t’iu drejtuar atyre serbëve që mendojnë të dalin në votimet e 3 nëntorit. Thanë se ata që dalin në zgjedhje, janë tradhtarë dhe kundër shtetit të Serbisë.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka porositur të mërkurën nga Beogradi se do ta vizitojë Kosovën dhe se gjatë bisedimeve në Bruksel mbi këtë çështje, është thënë qartë se "këtë të drejtë nuk ia mohon dot askush".
Vlerësimet në Prishtinë dhe Beograd, nxjerrin përfundimin se qeveria e Kosovës gaboi në hapa, kur vendosi këtë ndalesë.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vazhduar për 90 ditë paraburgimin, të kërkuarit në Bosnje e Hercegovinë Naser Kelmendi.
Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq pritet t’i sqarojnë problemet të hënën mbrëma gjatë një darke me shefen e diplomacisë evropiane Catherine Ashton.
PDK-ja nuk dëshiron të caktojë një shumë se sa do të shpenzojë për zgjedhjet e 3 nëntorit. LDK-ja i ka 500 mijë euro për këtë proces, kurse AAK dhe VV nga 250 mijë euro secila. Më së paku para për procesin zgjedhor, i ndan AKR-ja.
Tridhjetë shtatori nuk është dita e shuarjes së strukturave paralele të sigurisë dhe të drejtësisë që Serbia ka në Kosovë. Ato vazhdojnë të funksionojnë, ndërsa Prishtina zyrtare nuk e di se kur do të shpërbëhen.
“Kosova Halal Institute-KHI” i themeluar nga Bashkësia Islame e Kosovës për të dhënë vullën se një prodhim është “Ushqimin Hallall”, nuk është i regjistruar sipas formave të organizimit të shoqërive tregtare.
Me intonimin e himnit të Lituanisë, në Aeroportin e Prishtinës, oficerë policie dhe doganierë të misionit evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, nderuan kolegun e tyre të rënë në detyrë.
Trupi i pajetë i pjesëtarit lituanez të EULEX-it, i cili është vrarë javën e kaluar në rajonin e Zveçanit, do të dërgohet sot për në atdhe.
Shfaq më shumë