Instituti Hallall i Kosovës nuk është i regjistruar në Agjencinë për Regjistrimeve të Bizneseve Kosovare (ARBK), edhe pse për shërbimet e veta pranon kompensim financiar.
Ditë më parë, ky institut i themeluar nga Bashkësia Islame e Kosovës i ndau certifikatën e parë një kompanie private për pesë produkte, që cilësohen si “Ushqim Hallall”, për çka përfaqësuesit pohojnë se kanë pranuar para, pa treguar se për ccfarë shume bëhet fjalë.
Në regjistrat zyrtarë të ARBK-së, ky institut nuk figuron askund, shpjegon për Radion Evropa e Lirë, një zyrtar i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
“Sa i përket regjistrimit të ndonjë biznesi me emërtimin 'Institut Hallall', në databazën e ARBK-së nuk figuron asnjë institut me emërtim të tillë”, thuhet në përgjigjen që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i ktheu Radios Evropa e Lirë.
Islam Hasani që është njëri prej tre auditorëve që përbëjnë Institutin Hallall, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë shpjegon:
“Instituti është i regjistruar vetëm në Bashkësinë Islame të Kosovës. Tani për tani, nuk ka një regjistrim tjetër, për shkak të statusit. Nuk ka numër biznesi sepse problemi i Bashkësisë Islame të Kosovës, ende nuk është zgjedhur statusi juridik, dhe edhe këtë Institut po e përcjell i njëjti fat”, tha Hasani.
Kosova Hallall Institut, merret me certifikimin e cilësisë Hallall të ushqimit, por edhe një game të gjerë të produkteve kozmetike, farmaceutike, higjienike dhe shërbimet, të cilat synon t’i përfshijë në treg.
Të martën, kompania “Sole Kosova” u bë me certifikatë Hallall, të cilën e nënshkroi prijësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava dhe Islam Hasani në emër të Kosova Hallall Institut.
Sipas Hasanit, auditimi dhe certifikimi që bën ky institut, nuk kushton shumë.
“Kompletimi i standardeve mund t’i kushtojë një kompanisë. Implementimin e standardeve e bën një kompani tjetër, e cila nuk varet prej neve [Institutit Hallall të BIK-ut] që t'ua japim një çmim atyre. Por kjo mund të jetë prej 3000-4000, varet se sa e shohin ata të udhës. Ndërsa certifikimi, është më i lirë, sepse më në fund është vetëm një auditim, dhe është përcjellje për një kohë, sepse certifikata ka një term validiteti”, shpjegon Hasani.
Në emër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, zoti Mehdi Pllashniku shpjegon se Instituti Hallall, i ka të përshkruara format për regjistrim.
Sipas tij, një institut mund të regjistrohet në njërën nga format e organizimit të shoqërive tregtare si për shembll: Biznes Individual, Ortakëri e Përgjithshme, Ortakëri e Kufizuar, Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, Shoqëri Aksionare.
“Pavarësisht a e zhvillojnë atë funksion persona të Bashkësisë Islame, apo të ndonjë shoqate tjetër, sipas ligjit, nëse ai biznes zhvillon aktivitet profitabil, llogaritet domethënë nga biznes individual ose ortakëri e përgjithshme”, shpjegon Mehdi Pllashniku për Radion Evropa e Lirë.
Në anën tjetër, ai thotë se nëse funksionimi dhe veprimtaria e këtij instituti nuk është konform normave ligjore, atëherë ai llogaritet jo-ligjor.
“Është i jashtëligjshëm”, thotë Pllashniku ndërsa shton se “në qoftë se ai është profitabil, atëherë duhet të llogaritet si biznes”.
Për funksionimin e këtij instituti nuk foli Myftiu Tërnava, kur e promovoi për herë të parë në publik më 24 shtator.
“Sot për BIK është një ditë shumë e veçantë, ngase po shënojmë edhe rezultatet e para të angazhimit tonë të madh, që nga themelimi i institucionit për certifikimin e prodhimeve Hallall”, pati thënë ai.
“Përgatitja e kuadrove profesionale, të konsulentëve dhe auditorëve, ka kërkuar që BIK-u të dërgojë kuadro për trajnime në vende të ndryshme të botës, si në Malajzi, Turqi e Bosnje si vende pioniere të kësaj fushe”, shtoi Tërnava.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është institucion i akredituar prej Qeverisë së Kosovës për të zhvilluar politikat në fushën e cilësisë dhe sigurisë së ushqimit.
Kryeshefi ekzekutiv i këtij trupi, Valdet Gjinovci, ishte i pranishëm në ditë kur u dha certifikata e parë për Ushqim Hallall, ku tha se Bashkësia Islame e Kosovës duhet përgëzuar për këtë nismë.