Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Korrupsioni ka prekur pothuajse të gjitha nivelet e pushtetit lokal dhe qendror, ndërkaq vlerësimet tregojnë po ashtu se shëndetësia, arsimi, gjyqësori, sektori i energjisë minierave janë më të prekurat nga kjo dukuri negative, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës thonë se pavarësisht arritjes së marrëveshjes me Serbinë për kodin telefonik, nuk do të ketë hapa të shpejtë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kurse, analistët thonë se qeveria duhet t'i nis hapat konkretë rreth Asociacionit.
Autoritetet e Kosovës do t’i drejtohen Malit të Zi me një kërkesë që Podgorica t’i kërkojë Bashkimit Evropian që Demarkacioni i kufirit mes dyjave vendeve të mos mbetet pengesë për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.
Disa të rinj, të anketuar për rubrikën "VOX" të Radios Evropa e Lirë, konsiderojnë se korrupsioni është i pranishëm në të gjitha institucionet. Shkalla e lartë e korrupsionit dhe e krimit të organizuar, janë potencuar në raportet e progresit të KE-së, si edhe në raportet hulumtuese të organizatave tjera.
Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili ka qëndruar të premten në Kosovë, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë zbatimin e reformave të kërkuara në mënyrë që të shkohet tutje rreth procesit të liberalizimit të vizave.
Përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës kanë uruar popullin amerikan dhe presidentin e zgjedhur Donald Trump.
Lëkundja e koalicionit qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, thonë njohësit e rrethanave politike.
Autoritetet në Kosovë thonë se janë duke i bashkërenduar veprimet me shtetet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, me qëllim të, siç thonë, ‘vënies nën kontroll të veprimeve ekstremiste”.Deklaratat e tyre pasuan arrestimin në Kosovë dhe në Shqipëri, brenda një dite, të së paku 11 personave.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, i tha Radios Evropa e Lirë se ka kërkuar emërimin e tre ekspertëve mjeko-ligjorë për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së të riut Astrit Dehari në burgun e Prizrenit. Familjarët kanë kërkuar ekspertizë të jashtme.
"Ndalja e 'zajednicës' e ndal edhe dialogun, natyrisht, sepse ky dialog ishte dialog për 'zajednicë'", thotë Visar Ymeri nga Vetëvendosje. Por, zv.ministri Bajram Gecaj përmend të tjera telashe me Listën Serbe, të cilat kanë ndikuar dhe nuk është vetëm opozita.
Naim Rashiti, nga Grupi Ballkanik për Politika, për rreth dy muaj është në përpjekje të lehtësimit të tryezave të bisedimeve ndërmjet partive në pushtet dhe opozitës për gjetjen e zgjidhjeve rreth disa proceseve politike, përfshirë edhe çështjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Me krijimin e infrastrukturës ligjore, Forca e Sigurisë së Kosovës do të kalojë përmes një tranzicioni prej 10 vitesh deri në transformimin e plotë në Forca të Armatosura. Kështu ka deklaruar ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ndërsa po raportonte para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme.
Dyshimet për përfshirje të noterëve në vepra penale, ka shtyrë anëtarët e Komisionit për legjislacion në Kuvendin e Kosovës të kërkojnë nga Ministria e Drejtësisë që një komision gjegjës të bëjë një inspektim të punë së tyre.
Grupet parlamentare nga radhët e partive në pushtet dhe ato në opozitë kanë paraqitur pikëpamje të ndryshme në lidhje me Deklaratën për liberalizimin e vizave, të cilën ligjvënësit pretendojnë t’ia adresojnë Bashkimit Evropian.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë për mbrojtjen e “vlerave të luftës së UÇK-së", sipas kërkesës së parashtruar nga Partia Demokratike.Në këtë rezolutë thuhet se Kuvendi i Kosovës zotohet që brenda gjashtë muajve do ta miratojë Ligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj për çlirim.
Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar seancë të jashtëzakonshme në mbrojtje të “vlerave të luftës së UÇK-së", dhe ka harmanizuar një rezolutë të cilën nuk ka mundur ta votojë pasi në sallë nuk kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve.
Përfaqësuesit politik nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës nuk i fshehin rezervat që kanë në raport me fillimin e punës së Gjykatës Speciale për krimet e luftës. Shqetësimi më i madh i tyre ka të bëjë me, siç thuhet, “rrezikun nga ndikimi politik i vendimeve që mund të merren në këtë Gjykatë”.
Lista Serbe, e cila në Kuvendin e Kosovës përfaqësohet me 11 deputetë, është duke e mbajtur nën bllokadë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura. Kështu thonë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës...
Koalicioni qeverisës, ndërmjet dy partive më të mëdha në Kosovë, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, pas më gjatë se dy vite qeverisje, po paralajmëron një lloj riformatimi dhe ristrukturimi.
Në veri të Kosovës vazhdon funksionimi i strukturave paralele serbe, thonë deputetë të Kuvendit të Kosovës nga komisionet për Siguri dhe ai për mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Shfaq më shumë