Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili ka qëndruar të premten në Kosovë, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë zbatimin e reformave të kërkuara në mënyrë që të shkohet tutje rreth procesit të liberalizimit të vizave.
Hahn ka theksuar se Bashkimi i Evropian nuk duhet të fajësohet për vonesën e liberalizimit të vizave, deri sa Kosova nuk ka përmbushur kriteret e kërkuara.
"I ftoj dhe u bëj thirrje të gjitha partive politike që të bashkëpunojnë dhe të avancojnë me punë dhe ta dergojnë Kosovën drejt këtyre reformave. Dhe mund të them se jam plotësisht i vetëdijshëm sa i takon diskutimeve, e spekulimeve, zgjedhejve të hershme e të tjera".
"Shikoni, këto janë vendime të autoriteteve dhe perosanve përgjegjës këtu brenda vendit, por nga ana jonë mendoj se fokusi duhet të jetë në realizimin e çështejve konkrete të cilat kërkohen nga qytetarët", tha Hahn në një konferencë të përbashket për medie në kryemisnistrin e Kosovës Isa Mustafa.
Hahn tha se me përfaqësuesit e Kosovës është biseduar për nevojën për të pasur agjendën e reformave evropiane, që do të shërbejë si një platformë e përpjekjeve strategjike për të zbatuar reforma dhe për të shtyrë apo përafruar Kosovën me Bashkimin Evropian.
Ai tha se polarizimet mes partive politike të atyre në pushtet dhe opozitës, kanë dhënë ndikime negative në raportin e lëshuar nga Komisioni Evropian për Kosovën.
Hahn ka kërkuar angazhim të të gjithë spektrit politik, duke përfshirë edhe pozitën dhe shoqërinë civile qe të punojnë më shume në proceset e kërkuara nga BE-ja.
"Nga 95 kërkesat e kërkuara nga Bashkimi Evropian për Kosovën, 93 janë përmbushur, jemi duke i pritur vetëm edhe ato të fundit me qëllim që të vendosim gjithçka në kontestin e duhur dhe si duket, është një problem i madh dhe ky është konfirmimi detyrues ligjior për Demarkacionin e vijës kufitare. I lus partitë politike dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojnë këtë marrvëshje që tani është negociuar mes Kosovës dhe Malit të Zi", tha Hahn.
Ai shtoi se lufta kundër korrupsionit, liria e shprehjes, janë fusha ku kërkohet përmirësim i mëtejshëm. Ai theksoi po ashtu se të gjitha insitucionet duhet të fokusohen në punë dhe të mos mendohet, siç tha ai, në zgjedhje të reja për të humbur kohë.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e lansimit të Agjendës për Reforma Evropiane, tha se " e ardhmja evropiane e Kosovës është e vetmja alternativë.
"Kosova refuzon izolimin përmes përcaktimit të saj të qartë për ndërtimin e një shoqërie demokratike, me vlera evropiane, një vendi të zhvilluar ekonomikisht në të cilin vepron shteti i së drejtës dhe barazia qytetare", ka thenë Mustafa.
Kryeministri tha po ashtu se Kosova është përcaktuar për dialog me Serbinë jo vetëm për të normalizuar marrëdhëniet me këtë vend, por për t'i kontribuar në mënyrë afatgjate paqes dhe stabilitetit në rajon.
Ai tha se Kosova po prin në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në rajon, jo se këtë mision dhe përgjegjësi ia ka caktuar dikush tjetër, por se ajo Evropën e konsideron shtëpi të veten, në të cilën duhet të jetojmë në paqe dhe siguri.
"Qytetarët e Kosovës kërkojnë përgjegjësi nga ne që të hapim dyert e BE-së, të sigurojmë lëvizje të lirë në vendet e Schengenit dhe të bëhemi pjesë e familjes evropiane. Ata nuk meritojnë të izolohen dhe të mbesin në fatin e përplasjeve me rrymat, sektet e kulturat, të cilave ata nuk u përkasin dhe s’kanë asgjë të përbashkët me to. Ne dëshirojmë të jemi në Evropë dhe që Evropa të jetë në Kosovë", ka deklaruar Mustafa.
Gjatë vizitës së tij, komisioneri është takuar me autoritetet politike duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Isa Mustafa, zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.
Komisioneri do të përmbyllë ditën me një takim së bashku me deputeten e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, me të gjithë liderët e partive politike për të diskutuar nevojën për tejkalimin e krizës politike.
Ndryshe me gjithë përparimet, Kosova mbetet vend që duhet të punojë më shumë për vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit, të gjejë gjuhë të përbashkët për marrjen e vendimeve politike në Kuvend dhe të angazhohet më shumë në reformat ekonomike dhe dialog me Serbinë, thuhet në raportin më të ri të Komisionit Evropian. (REL)
Facebook Forum