Përmbytjet lënë jashtë shtëpive shumë familje
Your browser doesn’t support HTML5
Shumë shtëpi janë përmbytur në rajone të ndryshme të Kosovës. Radio Evropa e Lirë ka vizituar disa familje, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga uji. Derisa ende nuk dihet shuma totale e dëmeve të shkaktuara, banorët shpresojnë në ndihmë institucionale. Përkundër gjendjes së rënduar në terren, Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi ka thënë se situata është nën kontroll.