Sandra Cvetkoviq është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në shtatë ditët e fundit, Parku i Pionierit, i cili gjendet pranë institucioneve më të rëndësishme shtetërore të Serbisë, është bërë vend i protestave të studentëve, të cilët kërkojnë t’iu mundësohet ndjekja e ligjëratave në universitete.
Qeveria e ardhshme e Kosovës mund të formohet pa Listën Serbe, nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i konfirmon rezultatet aktuale të zgjedhjeve të 9 shkurtit, sipas të cilave, një nga dhjetë vendet parlamentare - të rezervuara për komunitetin serb - i ka shkuar Partisë së Nenad Rashiqit
Organizata dhe politikanë opozitarë serbë në Kosovë paralajmëruan se pjesëtarë të këtij komuniteti do të shkojnë në Beograd javën e ardhshme, për të krijuar një “mur njerëzor” përballë Presidencës së Serbisë dhe për ta “mbrojtur” presidentin Aleksandar Vuçiq, nga një revolucion me ngjyra.
Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, u pranua dy vjet më parë - më 27 shkurt 2023 - nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.
Etnonacionalizmi në Kosovë është në rritje dhe ai u atribuohet politikanëve si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, të cilët ushqejnë narrativë kundër paqes, thonë ekspertët.
“Prishtina llogariti gabimisht - as koktejet e molotovit nuk do t’i trembin serbët”, “Çfarë u sjellin zgjedhjet serbëve në Kosovë dhe Metohi: Nga Adem Jashari e Thaçi te Kurti e mbrapa”, janë disa nga titujt në mediat shtetërore ruse të mbështetura nga Kremlini, RT Ballkan dhe Sputnik Serbia.
Disa përfaqësues politikë të komuniteteve pakicë joserbe në Kosovë, të cilët, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës, do të mbështesnin - parimisht - cilindo mandatar për formimin e qeverisë së re.
Millosh Kovaçeviq, 32 vjeç, nga fshati Bajë i Komunës së Skenderajt, thotë se është shkarkuar nga autoriteti i përkohshëm komunal, që vepron brenda sistemit të Serbisë, vetëm për faktin se është angazhuar politikisht kundër Listës Serbe.
Ndihma financiare, punësime e subvencione - nga buxheti i Serbisë dhe ai i Kosovës - premtojnë subjektet politike serbe në këmbim të votave gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë janë të një rëndësie të madhe për serbët në vend, thonë për Radion Evropa e Lirë qytetarë të Mitrovicës së Veriut dhe Graçanicës, përfaqësues të tyre politikë dhe të shoqërisë civile.
Etnonacionalizmi, narrativi antigjinor, ekstremizmi fetar dhe narrativi antiserb në Kosovë ndërlidhen mes vete, janë në rritje dhe kontribuojnë në ndarjet në shoqëri, u tha në një konferencë rajonale që u mbajt në Prishtinë, më 29 janar.
Më 27 janar, një grup prej dhjetëra studentësh mbajtën 15 minuta heshtje para Fakultetit Filozofik në Mitrovicë të Veriut, për të nderuar 15 njerëzit që humbën jetën nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar.
Shteti i Serbisë është duke u angazhuar për të organizuar votimin e personave të zhvendosur nga Kosova, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Kosovës, më 9 shkurt.
Të zhgënjyer në gjithçka. Edhe nga Prishtina, edhe nga Beogradi. Kështu ndihen serbët në jug të lumit Ibër, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë.
Autoritetet e Kosovës njoftuan se kanë mbyllur organet komunale serbe në dhjetë komuna në jug të lumit Ibër, si dhe zyrat postare dhe të Administratës Tatimore të Serbisë. Kosova filloi mbylljen e institucioneve serbe qysh në fillim të vitit 2024.
Në garë për dhjetë ulëset e Kuvendit janë gjashtë subjekte politike që përfaqësojnë komunitetin serb.
Punë edhe nga shtëpia, edhe nga një qytet kufitar i Serbisë. Ky është rasti i Milloshit nga veriu i Kosovës tash e disa muaj, pasi autoritetet e Kosovës e kanë mbyllur institucionin ku ai ka punuar, me arsyetimin se veprimtaria e tij, brenda sistemit të Serbisë, ka qenë e paligjshme.
Rregullorja e BQK-së që transaksionet financiare të kryhen vetëm në euro, nuk e ka arritur qëllimin e saj, pasi valuta e Serbisë, dinari, ende qarkullon në zonat serbe në Kosovë të ardhurat nga buxheti i Serbisë nuk konvertohen në euro, thotë për REL-in profesori i ekonomisë, Mejdi Bektashi.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk heq dorë nga qëllimi për të kundërshtuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe të enjten ka paraqitur përsëri ankesë kundër vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për të certifikuar këtë parti.
"Liria dhe besimi". Kjo është ajo që momentalisht i mungon më së shumti Dragisha Llakiqeviqit nga fshati Kutnje, në komunën e Leposaviqit, ku jetojnë kryesisht serbë.
Shfaq më shumë