Shkelqim Hysenaj është producent ekzekutiv i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Donald Trump është rikthyer si president i Shteteve të Bashkuara, duke u zotuar se do të gjejë zgjidhje për krizat e brendshme, por edhe për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe për atë të Izraelit në Lindjen e Mesme, të cilat mund të përcaktojnë suksesin ose dështimin e administratës së tij në ardhje.
Më 4 dhe 5 nëntor u mbushën katër vjet nga arrestimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Njoftimi i fundit për rritje të pagave nga Qeveria Kurti ngjalli debat mes partive politike. Disa e quajtën dështim, disa vendim të paligjshëm, e të tjerë premtuan rritje edhe më të larta të pagave në rast se e marrin pushtetin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit 2025.
Udhëheqësi i Lëvizjes Hizmet, Fethullah Gulen, vdiq më 21 tetor në SHBA, por kjo duket se nuk do të ndalë luftën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ndaj kësaj organizate dhe njerëzve të saj.
Kur dhe pse u vendos masa që ndalonte importin e mallrave të Serbisë? Çfarë e shtyu Qeverinë e Kosovës ta heqë dhe çka ndryshon për qytetarët? Ja një shpjegim i shpejtë.
Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës. Nga ajo kohë deri më sot kanë ndodhur shumë zhvillime.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për organizim dhe kryerje të sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023. Prokuroria nuk tregoi nëse ka prova që e ndërlidhin shtetin e Serbisë me këtë sulm.
Siguria, politika dhe temat sociale janë fushat për të cilat është shpërndarë më së shumti keqinformim në Kosovë në 12 muajt e fundit, ka gjetur një raport i publikuar nga platforma për verifikim të fakteve hibrid.info.
Një zjarr i vogël që panë banorët dhe vizitorët e Prevallës më 5 gusht, dyshohet se u shndërrua në zjarr masiv që dëmtoi sipërfaqe të mëdha të malit në këtë fshat turistik të Kosovës.
Qytetarët serbë të pjesës veriore të Kosovës kanë mendime të ndryshme sa i takon mbylljes së objekteve të Postës së Serbisë në veri.
Vendet e Ballkanit e Perëndimor po synojnë të realizojnë projekte të mëdha të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet diellore dhe të erës.
Ambasadorët e QUINT-it në Kosovë kanë thënë se nuk e përkrahin hapjen e urës së Ibrit që ndan Mitrovicën e Veriut me shumicë serbe dhe atë të Jugut me shumicë shqiptare.
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës do t’i marrë në shfrytëzim pronat e sekuestruara të ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Këto prona u sekuestruan pasi ai mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit të kaluar.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë e Kosovës mori vendim për ndalimin e punës në sektorin e ndërtimtarisë nga ora 11:00 deri 17:00, shumë kompani nuk janë duke e respektuar. Radio Evropa e Lirë gjatë javës ka fotografuar punëtorë në vendpunishte të ndryshme duke punuar në pikë të zhegut.
Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, Holandë, deri më tani kanë shpallur dy aktgjykime për krime lufte, dhe dy të tjera për pengim në administrim të drejtësisë.
Rritja e subvencioneve në bujqësi ka ndikuar që shumë kosovarë t’i kthehen mbjelljes së kulturave të ndryshme bujqësore. Një nga ta është edhe Shukri Sallahu nga fshati Zllatar i komunës së Ferizajt.
Me prejardhje nga qyteti perëndimor i Kosovës - Peja, notari Adell Shaboviq po përballet me kundërshtime në rrugën e tij drejt përfaqësimit të Kosovës në not në Lojërat Olimpike, Parisi 2024.
Më 12 qershor bëhen 25 vjet nga dita kur forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës që la më shumë se 13.500 njerëz të vrarë, kryesisht shqiptarë.
Njëzetepesë vjet më parë, në Kosovë hynë trupat paqeruajtëse të NATO-s. Shumë qytetarë dolën në rrugë për t’i takuar, me gjithë faktin se në shumë qytete kishte tensione ndëretnike.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, sipas së cilës 11 Korriku shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Ndër tjerash kjo rezolutë dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës.
Shfaq më shumë