Shtyrje e grushte në Kuvendin e Serbisë
Në shtyrje dhe grushte kaloi seanca e Kuvendit të Serbisë ku po diskutohej për buxhetin. Paraprakisht, opozita kishte kërkuar votim mosbesimi të Qeverisë, pas aksidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku si pasojë e rrëzimit të një pjese të objektit humbën jetën 15 persona. Me këtë propozim nuk u pajtua shumica dhe seanca u përshkallëzua në përleshje fizike.