Bazuar në marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, çështja e sigurisë duhet të zgjidhet përmes shpërbërjes së strukturave ilegale serbe të sigurisë, të cilat kanë vepruar në pjesën veriore të vendit, si dhe përmes procesit të integrimit të serbëve në strukturat e sigurisë së Kosovës.
Transformimi i pjesëtarëve të Policisë së kontrolluar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë në Policinë e Kosovës, po bëhet me mjaft vërejtje nga zyrtarë të institucioneve të Kosovës.
Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri, thotë se shumica e kandidatëve për Policinë e Kosovës, të cilët kanë qenë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, nuk e kanë kaluar verifikimin.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Demolli, shfaq shqetësim lidhur me çështjen e transformimit të serbëve nga strukturat ilegale të sigurisë në veri, në radhët Policisë së Kosovës.
“Pjesëtarët e policisë së komunitetit serb, të cilët do të inkuadrohen në Policinë e Kosovës, të përzgjidhen me konkurs, pas verifikimit nga AKI-ja (Agjencia Kosovare e Inteligjencës) dhe gjithsesi të jenë nga radhët e komunitetit serb që jeton në Kosovë dhe jo në Serbi”, thotë Demolli.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, thekson se askush që ka pasur të kaluar kriminale nuk do të jetë pjesë e Policisë së Kosovës.
“Individët që janë të interesuar të përfshihen në Policinë e Kosovës, në qoftë se kanë histori kriminale, nuk mund të jenë pjesë e Policisë së Kosovës”, deklaron Tahiri.
Por, njohësit e çështjeve të sigurisë vlerësojnë se lidhur me çështjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për transformimin e strukturave jolegale të sigurisë në Polici të Kosovës, nuk ka pasur mjaft transparencë.
Florian Qehaja, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, konsideron se modalitetet lidhur me përfshirjen e këtyre strukturave në Policinë e Kosovës, nuk janë të qarta.
“Dyshoj që është bërë verifikimi. Unë mendoj që ishte një keqkuptim i Komisionit (Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri), sepse verifikimi i të kaluarës së këtyre personave, merr kohë. Unë nuk besoj, sepse tash kanë ardhur listat, së voni, dhe aq shpejt është bërë verifikimi i tyre”.
“Unë mendoj që verifikimi duhet të zgjasë dhe assesi nuk bën të shkohet në atë drejtim që të ketë lëshime të kritereve sa i përket verifikimit të besueshmërisë së këtyre personave. Nën dy, mendoj që nuk bën të ketë lëshim të kritereve profesionale ndaj këtyre personave”, vlerëson Qehaja.
Qehaja shpreh edhe shqetësimin tjetër lidhur me atë se çfarë do të ndodhë me formacionin e ashtuquajtur “Mbrojtja civile”, strukturë kjo jolegale, e cila vepron në veri të vendit.
“Çka do të ndodhë me formacionin e quajtur ‘Mbrojtja civile’? Kjo nuk është përmendur në marrëveshje dhe ata do të vazhdojnë të mbretërojnë atje, një formacion i posaçëm që do të përbëjë një rrezik real për sigurinë nacionale të Kosovës. Nëse do të kishte një rezultat që ky formacion të hynte në kuadër të katër komunave në veri të vendit, atëherë mendoj se nuk do të kishte pasur problem. Por, nëse ekziston si formacion i ndarë, atëherë kjo do të sjellë probleme të mëdha për sigurinë nacionale”, shton Qehaja.
Lidhur me këtë çështje, përgjigjen e jep zëvendëskryeministrja Edita Tahiri:
“E ashtuquajtura ‘Mbrojtje civile’ që për mendimin tonë është një strukturë paramilitare, duhet po ashtu të shuhet plotësisht, si dhe të gjitha tjerat struktura të mekanizmave serb të inteligjencës, të cilat duhet të shuhen. Paralelisht me këtë proces, është edhe procesi i integrimit të individëve serbë, të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e institucioneve të sigurisë së Kosovës, përkatësisht Policisë së Kosovës”.
Por, Qehaja shpreh dyshimin lidhur me besnikërinë që do të duhej ta kishin ndaj institucioneve të Kosovës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët më parë kanë qenë pjesë të strukturave jolegale.
“Mendoj se është vështirë të sigurohet lojaliteti i këtyre pjesëtarëve, të paktën në 5 vjetët e ardhshëm, për arsye se atje është formuar një komandë rajonale e policisë, e cila është jashtë ligjit të Policisë”.
“Si rrjedhojë, respektimi i zinxhirit komandues, nga ana e komandantëve dhe këtyre pjesëtarëve, do të jetë selektiv dhe jo gjithmonë do të raportohen incidentet që janë të karakterit politik, përveç atyre që janë të karakterit më të ulët dhe që besoj se ata kanë interes që t’i ndalin”, thekson Qehaja.
Në anën tjetër, njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Ardian Arifaj, vlerëson se dilemat lidhur me procesin e transformimit të pjesëtarëve të strukturave jolegale të veriut të vendit në institucionet legale të Kosovës, lindin për shkak se marrëveshjet nuk po përpilohen në detaje.
“Themi që marrëveshjet asnjëherë nuk po janë të përpiluara deri në detaje. Nuk janë deri në detaje të dakorduara. Atëherë, sigurisht, po krijohet hapësirë për interpretime të ndryshme nga të dyja palët dhe më pas po lindin mosmarrëveshjet dhe nevoja që të takohen përsëri (kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë)”, vlerëson Arifaj.
Ndryshe, takimi i ardhshëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, pritet të zhvillohet të premten, më 13 dhjetor.
Në këtë takim, mes tjerash, pritet të diskutohet edhe shuarja e strukturave jolegale të gjyqësisë dhe të sigurisë.