Moszbatimi i Kushtetutës së Kosovës në pjesën veriore mbetet edhe më tutje një nga sfidat kryesore edhe pesë vjet pas miratimit të aktit më të lartë juridik të shtetit të Kosovës.
Mosshtrirja e kushtetutshmërisë në veri të vendit shihet si çështje politike, ku në komunat veriore të banuara me shumicë serbe vazhdojnë të veprojnë strukturat paralele të Serbisë, të cilat funksionojnë në saje të ligjeve serbe.
Në mënyrë që gjendja të ndryshojë në atë pjesë të Kosovës, më 8 mars të vitit 2011 pati nisur dialogu teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i cili në fund të vitit 2012 është shndërruar në dialog politik.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka deklaruar për mediat në Kosovë së institucionet e Kosovës me anë të dialogut kanë për synim shtrirjen e ligjshmërisë në atë pjesë të vendi dhe normalizimin e gjendjes në veri.
Ai megjithatë, ka pranuar se me vendimin e fundit të qeverisë serbe për të refuzuar marrëveshjen e ofruar nga Brukseli për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, është sfiduar vetë Serbia, por edhe Bashkimi Evropian dhe Kosova.
Kuçi, i cili është edhe ministër i Drejtësisë, ka thënë se institucionet kosovare nuk do të heqin dorë për sundim të renditi dhe ligjit për integrime të territorit dhe shfrytëzim të mjeteve demokratike në gjithë vendin.
Nga ana tjetër, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, subjektit politik në opozitë, Albin Kurti, duke komentuar pesë vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës, tha se qeveria aktuale është duke u përgatitur që ta ndryshojë Kushtetutën, jo për të mirë por për të keq.
“Dita e Kushtetutës në kohën kur Kushtetuta po përgatitet që të ndryshohet për të keq, dhe përvjetori i vrasjes së policit Servel Haradinaj, janë dy anë të së njëjtës medalje të këtij shteti të dobët të Kosovës, për shkak të kësaj qeverie. Shtet ky që rrezikon pakthyeshëm të bëhet shtet i dështuar".
"Nuk duhet të shpresojmë që apetitet e Nikolliqit, Daçiqit dhe Vuçiqit do të jenë më të mëdha se sa poshtërsia e Thaçit. Nuk mund të presim që ata vazhdimisht do t’i refuzojnë marrëveshjet, sepse ky me gatishmërinë tij për t’i pranuar marrëveshjet do të bëjë gjithnjë koncesione të reja”, tha Kurti në një konferencë me gazetarë të mbajtur në Prishtinë.
Ndërkohë, profesori dhe eksperti i çështjeve kushtetuese juridike, Riza Smaka, mendon se që nga miratimi e deri me tash nuk është aplikuar siç duhet Kushtetuta e vendit.
“Premisa fundamentale kushtetuese është sovraniteti dhe integriteti, dhe pastaj shteti i së drejtës, do të thotë aplikimi i mirëfilltë i akteve ligjore dhe nënligjore në koherencë me Kushtetutën; e nuk ka ndodhur as e para, e as e dyta”, tha Smaka.
Ai thotë se në dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve, dhe rregullimin e çështjes së veriut do të preket edhe Kushtetuta e Kosovës.
“Unë nuk besoj se do të zgjidhet, por nëse zgjidhet do të bëhen kompromise që do ta prekin direkt Kushtetutën. Është absolutisht e pamundur që të mos cenohet Kushtetuta në këto negociata apo këtë dialog, sepse është fjala për çështje të brendshme dhe jo për çështje reciproke”, tha Smaka.
Në ditën e Kushtetutës, presidentja Atifete Jahjaga përmes një deklarate me shkrim thotë se Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës shënon aktin historik të miratimit të dokumentit më të lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të po të njëjtit vit.