Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se platforma e Qeverisë për bisedime me Serbinë është Kushtetuta e Kosovës, Rezoluta e Kuvendit dhe Deklarata e Pavarësisë.
“Platforma ime për bisedime me Serbinë do të jetë Kushtetuta, Rezoluta e Kuvendit dhe Deklarata e Pavarësisë”, ka thënë Thaçi gjatë një vizite në Gjilan.
Komentet e tij vijnë pak ditë para takimit të tij të radhës me kryeministrin serb, Ivica Daçiq, në Bruksel.
Në Serbi, ndërkohë, presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, është angazhuar për hartimin e një platforme konsensuale për bisedimet me Kosovën.
Ndërsa, kryeministri serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia tashmë ka zgjidhjen për Kosovën, por nuk e ka elaboruar atë.
Kreu i ekzekutivit kosovar ka theksuar nevojën e bisedimeve për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash, që, sipas Thaçit do të përmbylleshin me integrimin e vendit:
"Si nevojë urgjente është fillimi apo vazhdimi i bisedimeve për të gjitha marrëveshjet që i kemi arritur në Bruksel, siç është menaxhimi i integruar i kufijve, pastaj largimi i plotë i të gjitha strukturave paralele të sigurisë dhe drejtësisë që financohen dhe mbështeten nga Beogradi, identifikimi i personave të zhdukur gjatë luftës etj. Ky proces do të mbyllet me integrimin e Kosovës në BE dhe në NATO, por edhe me njohjen reciproke të Kosovës nga ana e Serbisë".
Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se e rëndësishme që dialogu është përkrahur edhe nga spektri i gjerë politik, ku edhe është miratuar rezoluta në Kuvend.
"Ne punojmë bashkërisht me opozitën dhe po fokusohemi për një lëvizje përpara të proceseve. Jemi të përfshirë këtu edhe me opozitën, pra me LDK dhe me AAK. Ne kurdoherë që kemi qenë të bashkuar dhe kemi vepruar si të bashkuar kemi dalë të suksesshëm".
"Edhe tani në këtë proces janë të përfshirë spektri politik më i gjerë i mundshëm dhe sigurisht se kjo çështje tejkalon interesat e politikës ditore, tejkalon interesat partiake, është çështje madhore, është interesi shtetëror dhe do të veprojmë dhe punojmë bashkërisht dhe sukseset sigurisht që do të jenë të prekshme", thuhet në deklaratën e Thaçit ku theksohet edhe mbështetja që po ijepet dialogut nga ana e SHBA-së dhe BE-së.
“Dialogu po mbështetet fuqishëm edhe nga SHBA-ja dhe vendet evropiane, derisa platforma ime dhe e ekipit kosovar në bisedime do të jetë gjithmonë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Rezoluta e Kuvendit dhe Deklarata e pavarësisë“, thuhet në deklaratën e Thaçit.(a.i.)