Autoritetet e Kosovës po përgatiten që ta përfundojnë mbikëqyrjen e pavarësisë së Kosovës, gjë që pritet të ndodhë në shtator, por ndaj këtij fakti serbët e veriut të Kosovës do të qëndrojnë indiferentë, vlerësojnë politikanët serbë të kësaj pjese të vendit.
Politikani nga veriu i Mitrovicës, Marko Jakshiq, i cili aktualisht është deputet në Kuvendin e Serbisë nga radhët e Partisë Demokratike Serbe, thotë për Radion Evropa e Lirë, se serbët e veriut janë të orientuar që të jetojnë nën shtetin e Serbisë dhe përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës nuk do t’iu bëjë përshtypje.
“Këtu, në veri të Kosovës, ekzistojnë institucionet e shtetit serb. Populli është orientuar dhe i vendosur që të jetojë në shtetin e Serbisë dhe ta respektojë Kushtetutën zyrtare të Serbisë, e cila thotë se Kosova është pjesë e këtij shteti. Populli edhe më tutje do të sillet ashtu siç është sjellë gjatë 13 vjetëve të fundit. Prandaj, populli nuk do ta pranojë një shtet tjetër të huaj”, thotë Jakshiq.
Mendim të ngjashëm shpreh edhe politikani tjetër serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviq, ish-zyrtar i qeverisë paraprake serbe. Ai thotë se përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës nuk do t’i ndryshojë gjërat në terren.
“Ky fakt nuk do të prodhojë implikime të veçanta te serbët, sepse me këtë pavarësi të Kosovës jetojnë mjaft serbë, por nuk e pranojnë atë, e sidomos serbët që jetojnë në veri. Prandaj, asgjë domethënëse në terren nuk do të ndryshojë. Do të vazhdojmë të jetojmë edhe më tutje - serbët me besimin se jetojnë në kuadër të Republikës së Serbisë, ndërkohë që për shqiptarët kjo datë do të jetë domethënëse”, shprehet Ivanoviq.
Në anën tjetër, autoritetet e Kosovës tashmë kanë ritheksuar se nuk do ta përdorin dhunën si mjet për zgjidhjen e çështjes së veriut të vendit, si dhe për integrimin në institucionet e Kosovës të serbëve që jetojnë atje.
Por, Jakshiq thotë se serbët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të mos e përjashtojnë mundësinë e një intervenimi të dhunshëm nga ana e autoriteteve të Kosovës. Në një situatë të tillë eventuale, sipas tij, Qeveria e Serbisë do të gjendej para dilemave.
“Nga autoritetet e reja në Beograd do të varet se cila do të jetë përgjigjja ndaj Prishtinës. Do të thotë, në rast se KFOR-i e lejon një përdorim të tmerrshëm të dhunës, atëherë Qeveria e re do të gjendet para dilemës. Unë mendoj se do t’i duhet që ta mbrojë popullatën serbe në veri të Kosovës, duke pasur parasysh se në atë mënyrë respektohet edhe Kushtetuta e Serbisë”, thekson Jakshiq.
Kurse, Ivanoviq vlerëson se nuk do të ketë kurrfarë reagimi të serbëve të veriut ndaj përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, përveç në rast se autoritetet e Kosovës përpiqen që përmes dhunës ta zgjidhin situatën në atë pjesë të vendit. Kjo, sipas tij, do të prodhonte kundër-reagimin e serbëve.
“Unë mendoj se në qarqet e shqiptarëve ekzistojnë elementë radikalë, të cilët mendojnë se problemet mund t’i zgjidhin me dhunë, ngjashëm siç menduan në Serbi, në vitin 1998, se problemet me shqiptarët mund të zgjidhen me dhunë. Por, mbase, të dyja palët kanë mësuar diçka nga e gjithë kjo”, vlerëson Ivanoviq.
Ndryshe, Grupi Ndërkombëtar Drejtues pati njoftuar se procesi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës do të përfundojë kah mesi i shtatorit të këtij viti. Ndërkohë, zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës kanë theksuar se deri në shtator, Kosova do t’i kompletojë të gjitha ligjet e nevojshme për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së vendit.

Ky fakt nuk do të prodhojë implikime të veçanta te serbët, sepse me këtë pavarësi të Kosovës jetojnë mjaft serbë, por nuk e pranojnë atë...
“Ky fakt nuk do të prodhojë implikime të veçanta te serbët, sepse me këtë pavarësi të Kosovës jetojnë mjaft serbë, por nuk e pranojnë atë, e sidomos serbët që jetojnë në veri. Prandaj, asgjë domethënëse në terren nuk do të ndryshojë. Do të vazhdojmë të jetojmë edhe më tutje - serbët me besimin se jetojnë në kuadër të Republikës së Serbisë, ndërkohë që për shqiptarët kjo datë do të jetë domethënëse”, shprehet Ivanoviq.
Në anën tjetër, autoritetet e Kosovës tashmë kanë ritheksuar se nuk do ta përdorin dhunën si mjet për zgjidhjen e çështjes së veriut të vendit, si dhe për integrimin në institucionet e Kosovës të serbëve që jetojnë atje.
Por, Jakshiq thotë se serbët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të mos e përjashtojnë mundësinë e një intervenimi të dhunshëm nga ana e autoriteteve të Kosovës. Në një situatë të tillë eventuale, sipas tij, Qeveria e Serbisë do të gjendej para dilemave.
Nga autoritetet e reja në Beograd do të varet se cila do të jetë përgjigjja ndaj Prishtinës.