Ndërlidhjet

Beograd, 15 mars 2025
Beograd, 15 mars 2025

Vuçiq thotë se pushteti "e kuptoi mesazhin" nga protesta në Beograd

Mijëra qytetarë protestuan në Beograd, pas thirrjes së studentëve, të cilët, për më shumë se katër muaj, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad.

Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë, studentët - të mbështetur edhe nga akademikë dhe qytetarë të tjerë - organizojnë protesta dhe bllokojnë fakultete.

"Të gjithë njerëzit në pushtet duhet ta kuptojnë mesazhin kur mblidhen kaq shumë njerëz. Ne do të duhet të ndryshojmë", tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas protestës.

09:25 15.3.2025

Mirëmëngjesi lexues të nderuar,

Kjo është adresa ku do të mund të kuptoni për zhvillimet më të fundit në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, ku gjatë ditës pritet të mbahet një protestë masive, e thirrur nga studentët, të cilët i kanë bllokuar universitetet në mbarë vendin që gati katër muaj, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për vdekjet e 15 personave, si pasojë e rrëzimit të një strehe betoni në Novi Sad.

Kolegët e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë do të jenë gjatë gjithë ditës në teren, për të sjellë informacione në kohë reale.

Qëndroni me ne!

09:28 15.3.2025

Ministria e Brendshme e Serbisë: 31.000 pjesëmarrës në mirëpritjen e studentëve në Beograd

Ministria e Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se dy persona janë arrestuar për prishje të rendit publik gjatë tubimit të mijëra njerëzve për t’i mirëpritur studentët në Beograd në mbrëmjen e së premtes.

Autoritetet kanë thënë se një numër traktorësh janë dëmtuar afër Parkut të Pionierit.

“Në pikun e organizimit në të gjitha lokacionet e qytetit, numri total i personave që janë mbledhur nga të gjitha pjesët e Serbisë dhe i atyre që i kanë mirëpritur në Beograd, ka qenë rreth 31.000, sipas vlerësimeve të policisë. Nuk ka pasur incidente të mëdha, dhe Ministria u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të vazhdojnë të protestojnë në mënyrë paqësore”, është thënë në deklaratë.

Pjesëtarë të kësaj ministrie kanë thënë se do të bëjnë gjithçka për të ruajtur rendin, jetën dhe pronën publike.

09:45 15.3.2025

Studentët bëjnë thirrje për protestë paqësore

Studentët kanë bërë thirrje në paraditen e së shtunës për protestë paqësore.

Ata u kanë kërkuar qytetarëve që do të marrin pjesë në këtë organizim që të mos përfshihen në konflikte fizike apo verbale.

“Ju lutem ndiqni udhëzimet e kujdestarëve tanë. Mos dilni jashtë zonës së përcaktuar për tubim dhe keni kujdes ndaj punimeve nëpër rrugë”, është thënë në një postim të studentëve në Instagram.

Në orët e hershme të mëngjesit ata do të mblidhen në pesë pjesë të ndryshme në Beogradit dhe më pas do të nisen në drejtim të Kuvendit për të mbajtur organizimin kryesor.

Protesta pritet të nisë zyrtarisht në orën 16:00, ndërsa në orën 17:00 do të bëhet leximi i kërkesave të tyre.


09:50 15.3.2025

Çfarë dihet për tubimin e së shtunës?

Në këtë video shpjeguese, mund të kuptoni më shumë për organizimin e 15 marsit në Beograd.

Protestat në Beograd: Çfarë dihet për tubimin e së shtunës?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:04:07 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG