Protestat në Beograd: Çfarë dihet për tubimin e së shtunës?
Më 15 mars, 2025, Beogradi do të jetë qendra e një tubimi masiv, të organizuar nga studentët. Ngjarja pason protestat dhe bllokadat e vazhdueshme të tyre, që prej tragjedisë së 1 nëntorit në Novi Sad. Studentët thonë se mitingu i së shtunës do të jetë paqësor, por presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, paralajmëron dhunë dhe arrestime. Çfarë, në fakt, pritet të shtunën? Më shumë detaje në video.
Përmbajtja
-
14 mars 2025
Çfarë po ndodh në Bosnje?
-
10 mars 2025
A do të mbeten trupat amerikane në KFOR?