Ndërlidhjet

Beograd, 15 mars 2025
Beograd, 15 mars 2025

Vuçiq thotë se pushteti "e kuptoi mesazhin" nga protesta në Beograd

Mijëra qytetarë protestuan në Beograd, pas thirrjes së studentëve, të cilët, për më shumë se katër muaj, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad.

Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë, studentët - të mbështetur edhe nga akademikë dhe qytetarë të tjerë - organizojnë protesta dhe bllokojnë fakultete.

"Të gjithë njerëzit në pushtet duhet ta kuptojnë mesazhin kur mblidhen kaq shumë njerëz. Ne do të duhet të ndryshojmë", tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas protestës.

10:29 15.3.2025

Atmosfera në Beograd në mbrëmjen e së premtes

Shumë persona janë parë në mbrëmjen e së premtes duke mbajtur pankarta me mbishkrimin “Studentë, Beogradi është i juaji”, teksa i kanë pritur ata në kryeqytet me medalje e lule.

Mijëra qytetarë i mirëpritën studentët në Beograd në prag të protestës së madhe
Ju lutem prisni
Mijëra qytetarë i mirëpritën studentët në Beograd në prag të protestës së madhe
  • Auto
  • 240p
  • 360p
  • 480p
  • 720p
  • 1080p

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:00 0:00
  • Auto
  • 240p
  • 360p
  • 480p
  • 720p
  • 1080p


10:51 15.3.2025

Traktorët në Sheshin e Studentit

Traktorët vazhdojnë të jenë të parkuar në Sheshin e Studentit, njërën prej pesë pikave në të cilat do të mblidhen studentët.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë kuptuar se shoferët janë nisur me traktorët e tyre prej shumë pjesëve të Serbisë: Bogatiqit, Shabacit dhe Obrenovacit.

10:53 15.3.2025

Studentët nisin të mblidhen në Beogradin e Ri

Studentët dhe qytetarë tjerë të Serbisë kanë nisur të mblidhen në Beogradin e Ri.

Në mesditë ata pritet të nisen drejt Parlamentit të Serbisë.

11:13 15.3.2025

Numër i madh i forcave policore në qendër të Beogradit

Një gazetar i Radios Evropa e Lirë raporton se një numër i madh i forcave policore dhe xhandarmërisë janë angazhuar në qendër të Beogradit, para nisjes së protestës së thirrur nga studentët.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG