Krenare Cubolli është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia u zotuan, përmes një deklarate, se do të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Serbia e pa këtë hap si provokim që synon “izolimin e Serbisë". Për çfarë marrëveshje bëhet fjalë dhe a mund t’i bashkohen nismës edhe vende tjera? Shpjegojmë në pak minuta.
Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, dikur është përshkruar nga Uashingtoni si "frymë e re e Ballkanit". Por, tani, qeveritë e Perëndimit e quajnë të korruptuar dhe person që kërcënon stabilitetin rajonal.
Në gjithë këtë situatë, pashmangshëm lindin dilemat nëse ka tendencë për zvarritje të procesit që duhet të rezultojë me formim të institucioneve të reja, apo gjithçka është brenda afateve ligjore.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , Mark Rutte, pritet ta shfrytëzojë vizitën e tij në Prishtinë, më 11 mars, për të ofruar garanci se kontingjenti evropian brenda misionit të aleancës në Kosovë, KFOR, do të mbetet aty, pavarësisht ndonjë lëvizjeje të forcave ushtarake amerikane.
Lëvizja Vetëvendosje me minoritetet joserbe? Lëvizja Vetëvendosje me një parti të madhe shqiptare? Partitë e mëdha shqiptare, pa Lëvizjen Vetëvendosje? Cili është kombinimi më i mundshëm për formimin e Qeverisë së re?
Të gjitha votat e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë më në fund u numëruan. Ndonëse rezultati ka mbetur të certifikohet, pasqyra tani është më e qartë se kush i ka gjasat reale për ta formuar Qeverinë e re.
Me siguri secili prej jush e keni një ide se kush do ta formojë Qeverinë e ardhshme të Kosovës, ndonëse situata këtë herë është goxha e paqartë. Por, a e dini para cilave afate ligjore gjendet Kosova?
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë do të zhvillojnë takim të nivelit të lartë në Arabinë Saudite, me qëllim të dhënies fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.
I madh e i vogël i kanë sytë te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe po flasin për të. Dhe, jo aq shumë për të kuptuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, sa për të parë cili është problemi i radhës me të cilin do të mund të përballet ky institucion.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën. Rezultatet preliminare dolën. Çfarë ndodh tash? Secila parti gjen një element të fitores në rezultatet preliminare, ndërsa analistët paralajmërojnë për turbulenca politike.
Mbi 2 milionë shtetas të Kosovës kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit, por ndër vite të drejtën e tyre nuk e kanë shfrytëzuar një pjesë e konsiderueshme. Dalja në votime e forcon demokracinë, dhe përmes saj ju shpërbleni apo ndëshkoni politikanët.
Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tash e tutje do ta udhëheqë Peter Sorensen. Pritjet për të janë shumë të mëdha, por sa realisht do të ketë dorë ai në suksesin e bisedimeve?
Pritjet nga i dërguari i ri evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, janë shumë të mëdha, ndonëse ai ende nuk e ka nisur zyrtarisht punën. Por, sa realisht do të ketë dorë ai në suksesin e bisedimeve?
Fushata “Kryeqyteti pa makina” e lansuar nga organizata Save the Children dhe Komuna e Prishtinës, e ka kthyer sërish vëmendjen në problemin e kamotshëm të Kosovës, e sidomos kryeqytetit: ndotjen e ajrit. Si ka ndryshuar situata ndër vite?
Forcimi i institucioneve brenda dhe forcimi i shtetësisë së Kosovës jashtë janë disa prioriteteve në të cilat duhet të fokusohet Kosova më 2025, porosit Engjëllushe Morina hulumtuese e lartë për politika në Institutin Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë.
Ajo periudha kur ia ngulim sytë ekranit të telefonit, dhe shohim gjithçka që na del përpara nëpër rrjetet sociale, pa e pasur idenë e kohës, po njihet së fundi si “kalbje e trurit”. Ky fenomen konsiderohet shumë i dëmshëm, nisur prej shkurtimit të kohës së vëmendjes, e deri te problemet me kujtesë.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u bë sërish pjesë e kryetitujve të mediave, si pasojë e zhvillimeve të reja në Gjykatën Speciale. Pas ngritjes së aktakuzës së dytë kundër tij në Hagë, ai ka insistuar që të respektohen Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.
Dhjetëra raste të vetëlëndimeve të fëmijëve në Kosovë, nga të ashtuquajturat sfida në TikTok, vetëm këtë vit. Prindërit janë nën ethe. Fëmijët, në anën tjetër, kureshtarë për të zbuluar çfarë ka brenda platformës.
Aktorë të huaj keqdashës synojnë ta minojnë demokracinë e Kosovës duke shfrytëzuar ndasitë etnike, deklaroi më 10 dhjetor ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe dha porosinë që diçka e tillë nuk duhet të lejohet.
“Është sekret publik që veriu i Kosovës ka pasur shumë armatim. Ka qenë depo e armatimit”. Kështu e ka përshkruar drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, këtë pjesë të territorit, teksa ka folur në Radiotelevizionin e Kosovës për armatimin që gjendet vazhdimisht gjatë bastisjeve policore.
Shfaq më shumë