Si janë përshkruar zgjedhjet ndër vite?
Politikanë, kolumnistë, filozofë e profesionistë tjerë kanë folur në vazhdimësi për rëndësinë e votës.
Më poshtë i kemi ndarë disa prej tyre:
- “Zgjedhjet u përkasin njerëzve” – Abraham Lincoln
- “Nëse nuk votoni, e humbni të drejtën për t’u ankuar” – George Carlin
- Votimi është sa emocional, aq edhe intelektual” - Monica Crowley
- “Votimi është shprehje e përkushtimit për veten, tjetrin, shtetin dhe botën” - Sharon Salzberg
- "Liderët tanë do t’i dinë prioritetet tona vetëm nëse ne ua tregojmë vazhdimisht, dhe një nga prioritetet nis me paraqitjen në vendvotime”- Peggy Noonan
Dalja në zgjedhje: Prin Mitrovica e Veriut, Dragashi i fundit
Komuna e Mitrovicës së Veriut prin në dalje në votime me 31 për qind deri në orën 11:00.
Kjo Komunë pasohet nga ajo e Zveçanit me rreth 30 për qind dhe më pas ajo e Leposaviqit me 21 për qind.
Në Prishtinë, ndërkaq, deri në këtë kohë kanë votuar 9 për qind e qytetarëve.
Dragashi ka shënuar daljen më të ulët me 4.9 për qind.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se deri në orën 11:00, në gjithë Kosovën kanë votuar 8.2 për qind e qytetarëve
DnV: Procesi i votimit po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët
Koalicioni i organizatave joqeveritare që monitoron zgjedhjet në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) ka thënë se procesi i votimit deri në mesditë është duke u shoqëruar me pjesëmarrje të ulët, përveç komunave në veri.
Sipas DnV, në komunat veriore, mesatarja e pjesëmarrjes në këtë proces është tri herë më e lartë, në krahasim me komunat tjera.
Në një komunikatë për media, DnV ka thënë se ka vërejtur respektim të masave për luftim të pandemisë, ndonëse një fotografi e ekipit të Radios Evropa e Lirë në Mitrovicë të Veriut e tregon të kundërtën.
Kthimi më 2017
Facebook Forum