Lendi Susuri është dizajnues grafikash i Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia u zotuan, përmes një deklarate, se do të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Serbia e pa këtë hap si provokim që synon “izolimin e Serbisë". Për çfarë marrëveshje bëhet fjalë dhe a mund t’i bashkohen nismës edhe vende tjera? Shpjegojmë në pak minuta.
Tetëmbëdhjetë muaj pa një takim të nivelit të lartë - dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro. Me të dyja vendet të përfshira nga sfidat e brendshme, marrëveshja përfundimtare duket e largët.
Lëvizja Vetëvendosje me minoritetet joserbe? Lëvizja Vetëvendosje me një parti të madhe shqiptare? Partitë e mëdha shqiptare, pa Lëvizjen Vetëvendosje? Cili është kombinimi më i mundshëm për formimin e Qeverisë së re?
Ndërsa dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rriten, Kosova, po ashtu, përballet me një moment përcaktues: Ku të kërkojë mbështetje? Me sfidat që e presin, ekspertët i sugjerojnë t’i forcojë lidhjet me BE-në dhe me aleatë përtej Perëndimit.
Pas viteve të izolimit të Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, administrata Trump duket e gatshme të ndërmjetësojë një marrëveshje me Kremlinin, duke anashkaluar potencialisht Kievin. Ky transformim i shpejtë i politikës shkaktoi valë tronditëse gjetkë.
Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian nuk e kanë detyruar Qeverinë e Kosovës të ndryshojë kursin e saj, por kanë pasur ndikim në mirëqenien e qytetarëve. Pa një konsensus të qartë brenda BE-së se kur mund të hiqen, pasiguria vazhdon të formësojë situatën.
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakord të martën të trajtojnë tensionet në marrëdhëniet e tyre dhe të fillojnë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Departamenti amerikan i Shtetit theksoi se ky proces është ende në fazat e tij fillestare. Pala ruse e quajti takimin konstruktiv.
Shtatëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është në harresë diplomatike - e njohur nga shumë shtete, por jashtë disa organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën. Rezultatet preliminare dolën. Çfarë ndodh tash? Secila parti gjen një element të fitores në rezultatet preliminare, ndërsa analistët paralajmërojnë për turbulenca politike.
Dallimet në përqindje.
Në kohën e zhvillimeve të shpejta gjeopolitike, është thelbësore që Kosova të rreshtohet me aleatët e saj ndërkombëtarë. Dështimi për ta bërë këtë, rrezikon ta shtyjë vendin në izolim ose ta lërë atë të bllokuar në një konflikt të ngrirë, thonë vëzhguesit në SHBA dhe Evropë.
Mbi 2 milionë shtetas të Kosovës kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit, por ndër vite të drejtën e tyre nuk e kanë shfrytëzuar një pjesë e konsiderueshme. Dalja në votime e forcon demokracinë, dhe përmes saj ju shpërbleni apo ndëshkoni politikanët.
Vit pas viti, hartohen strategji e bëhen premtime, por sistemi i arsimit në Kosovë mbetet i njëjtë - i dominuar nga metodat e vjetra të mësimnxënies dhe mungesa e teknologjisë. Ekspertët e quajnë këtë “padrejtësi ndaj fëmijëve”.
Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Mbi 44 mijë prej tyre jetojnë në Gjermani. Votimin do të mund ta bëjnë me postë nga 9 janari, ose në përfaqësitë diplomatike të Kosovës vetëm më 8 shkurt.
Kosova ka rritur sasinë e importit të energjisë elektrike viteve të fundit, për t’i mbuluar kërkesat e konsumatorëve përballë mungesës së prodhimit. Çmimi për rrymë gjatë periudhës 2017-2024 ka pësuar rënie dhe ngritje.
Ajo periudha kur ia ngulim sytë ekranit të telefonit, dhe shohim gjithçka që na del përpara nëpër rrjetet sociale, pa e pasur idenë e kohës, po njihet së fundi si “kalbje e trurit”. Ky fenomen konsiderohet shumë i dëmshëm, nisur prej shkurtimit të kohës së vëmendjes, e deri te problemet me kujtesë.
Ndonëse detyrohen me ligj, ndërmarrjet publike në Kosovë nuk kanë arritur të emërojnë burra dhe gra në mënyrë proporcionale në pozitat e larta udhëheqëse. Dallim i lartë vërehet edhe në pozitat administrave, si dhe ato në terren - sërish dominojnë burrat.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i bëjë trysni Serbisë për ta ekstraduar në Kosovë Millan Radoiçiqin, i akuzuar për sulmin në Banjskë. Ai e ka përsëritur këtë apel sidomos pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit.
A mund të ndryshohet rrjedha e Ibrit nga Serbia dhe çfarë po bën Kosova për ta zbutur varësinë nga ky ujë? Ekspertët dhe autoritetet parashohin nevojë për burime alternative ujore për Kosovën.
Pas sulmit në Ibër-Lepenc, situata sa vjen e nxehet. Bastisje, arrestime, konfiskim armësh e pajisjesh ushtarake në Kosovë ka thuajse çdo ditë. Në Serbi janë duke hetuar po ashtu dhe flasin për dyshime konkrete. E, derisa loja e fajit vazhdon, ekspertët mbështesin idenë e një hetimi ndërkombëtar.
Shfaq më shumë