Lendi Susuri është dizajnues grafikash i Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale. Paga minimale e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti.
Anëtarësimi në NATO dhe aktivizimi i fushatës së njohjeve janë vetëm disa prej kërkesave që Kosova thotë se ka shtruar në tavolinë, në këmbim të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, sa realiste janë këto kërkesa tani?
Kosova konsiderohet vendi më i keq për gratë në Ballkanin Perëndimor, sipas Institutit Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (GIWPS).
A e keni ditur që të dhënat tuaja publike në Facebook dhe në Instagam po përdoren për avancimin e inteligjencës artificiale? Kjo vlen për të gjithë banorët e Ballkanit Perëndimor. Ja si është puna...
Shtetet e Bashkuara kryesuan, sërish, listën me më së shumti medalje të fituara. Kosova siguroi dy medalje.
Posta e Serbisë funksionon në Kosovë që nga paralufta dhe ofron lloj-lloj shërbimesh për komunitetin serb, por edhe për komunitetet tjera në Kosovë. Për dallim prej disa ndërmarrjeve tjera publike të Serbisë, ky institucion nuk ka aplikuar kurrë për licencë në Kosovë. Cilat janë arsyet?
Për disa sportistë në Lojërat Olimpike, një medalje e artë – përveç që përbën arritje jetësore – sjell edhe një shpërblim të majmë financiar.
Më shumë se 10.500 sportistë po garojnë në Olimpiadën e këtij viti që po mbahet në Paris – prej të cilëve nëntë e përfaqësojnë Kosovën. Ata stërviten në kushte e në vende të llojllojshme dhe nga trajnerë të ndryshëm. Por, çfarë e bën një sportist të suksesshëm?
Serbia prin me më së shumti medalje të fituara në Olimpiada ndër vendet e rajonit, e ndjekur nga Kosova. Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina vazhdojnë të jenë në kërkim të medaljes së parë olimpike.
Prej ishujve të vegjël, deri te shtetet e mëdha: Këto vende kanë më së shumti medalje për të ndarë mes banorëve të tyre.
Në mesin e vendeve me popullsi prej më shumë se 1 milion banorësh, Sllovenia renditet e para për nga numri i atletëve që garojnë në Lojërat Olimpike Parisi 2024, e ndjekur nga Zelanda e Re dhe nga Irlanda.
Reagime pas miratimit të Ligjit të ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës u bënë nga fronte të ndryshme ditët e fundit. Miratimi i këtij ligji është pjesë e reformave, për të cilat është zotuar Ministria e Drejtësisë. Cilat janë ndryshimet kryesore që do t’i pësojë KPK-ja?
Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në 51 shtete të botës, ndërsa mund të pajisen me viza sapo të mbërrijnë në 39 vende.
Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, Holandë, deri më tani kanë shpallur dy aktgjykime për krime lufte, dhe dy të tjera për pengim në administrim të drejtësisë.
Me sigurinë e brishtë dhe marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë, udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s do të kenë punë në Kosovë. Dhe, nëse nuk i ndryshojnë taktikat e ndërmjetësimit dhe nismat diplomatike, konflikti disi i ngrirë mes tyre mund të zgjasë me vite, thonë analistët.
Tema e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër ka përcjellë shumë qeveri në Kosovë dhe diplomatë të huaj, ndërsa vazhdon të diskutohet edhe sot. Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut bëhet thirrje që ura të hapet, por faktori ndërkombëtar apelon për koordinim në çdo hap.
Banorët e Kroacisë dhe të Serbisë, ndër më të vjetrit sipas moshës mesatare. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)
Zgjedhjet e parakohshme legjislative në Francë do të jenë ndër më të rëndësishmet në disa dekada - si për vendin, ashtu edhe për pjesën tjetër të Evropës, thonë analistët. Shumë çështje komplekse dhe përçarëse, që prekin edhe Ballkanin Perëndimor, do të jenë në lojë, sipas tyre.
Një deklaratë që bëri thirrje për unitet të serbëve dhe për mbrojtje të interesave të tyre, e cila doli nga një tubim që mblodhi serbë nga i gjithë rajoni i Ballkanit në Beograd, e shqetësoi SHBA-në, ndërsa mori përkrahjen e Rusisë. Por, çfarë thuhet në dokumentin e miratuar?
Në ditën e parë të qershorit u bë i ditur arrestimi i një tjetër shqiptari të Kosovës nga autoritetet e Serbisë, në Merdare. Serbia e akuzon atë për kryerje të krimeve gjatë kohës së luftës në Kosovë. Çfarë po ndodh me të dhe me shqiptarët tjerë të arrestuar nën akuzat e njëjta?
Shfaq më shumë