Ndërlidhjet

Kuti votimi.
Kuti votimi.

Mbi gjysma e komunave shkojnë në balotazh

  • Më 17 tetor, qytetarët e Kosovës votuan për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të 38 komunave dhe anëtarët e asambleve komunale.
  • Sipas të dhënave preliminare, kryetarë të rinj u zgjodhën në 17 komuna, ndërkaq 21 komuna shkojnë në balotazh.
  • Dalja në zgjedhje ishte rreth 43 për qind. Vendvotimet u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën më 19:00.
  • Në zgjedhje morën pjesë 166 kandidatë për kryetarë komunash dhe 5,198 kandidatë ishin të certifikuar për asamblistë.
  • Në këto zgjedhje të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues.
06:53 17.10.2021

Mirëmëngjesi lexues të dashur,

Sot, ju do të mund të votoni për kandidatët që besoni se ju përfaqësojnë më së miri nëpër komuna.

Ne do të jemi me ju deri në shpalljen e rezultateve preliminare, dhe do të sjellim vazhdimisht informacionet më të reja të kësaj dite.

Qëndroni me ne!

07:12 17.10.2021

Voton kryetari i KQZ-së

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka qenë ndër personat e parë që ka shfrytëzuar të drejtën e votës të dielën.

Ai është parë në ambientet e shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.

Sipas tij, të gjithë qytetarët duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e njëjtë.

Radoniqi ka thënë se KQZ-ja është e përgatitur për t’i prezantuar rezultatet preliminiare deri në mesnatë.

07:26 17.10.2021

Pamje nga qendrat e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë konferencë për media pas disa minutash për të treguar nëse janë hapur të gjitha vendvotimet, si dhe për të ofruar informacione për procesin zgjedhor.

07:41 17.10.2021

Votimi në veri

Një ekip i Radios Evropa e Lirë, konfirmon se procesi zgjedhor është duke u zhvilluar edhe në veri të Kosovës.

Fletëvotim në Komunën e Mitrovicës së Veriut
Fletëvotim në Komunën e Mitrovicës së Veriut
Një grua duke votuar në Mitrovicë të Veriut.
Një grua duke votuar në Mitrovicë të Veriut.

Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG