Pjesëtarë të Listës Serbe u drejtohen bashkërisht kutive të votimit
Lista Serbe është partia e vetme serbe e Kosovës, e cila në të gjitha zgjedhjet merr pjesë me mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Pjesëtarë të këtij subjekti janë parë bashkërisht duke u nisur për të votuar në Mitrovicë të Veriut.
Në mesin e grupit janë parë punonjës të institucioneve që financohen nga Serbia, nga sektori i arsimit, shëndetësisë dhe sektorë tjerë.
Votimi i organizuar në Mitrovicë të Veriut është kthyer në diçka të zakonshme në zgjedhjet e Kosovës.
Në zgjedhjet e kaluara lokale, të mbajtura më 2017, Lista Serbe pati fituar 10 komuna.
Zgjedhje në kohë pandemie, por pa distancë fizike
Këto janë zgjedhjet e dyta që Kosova, në nivel kombëtar, i mban në kohë pandemie. Autoritetet kanë bërë thirrje për respektim të distancës fizike, por diçka e tillë nuk është parë në qendrën e votimit në një shkollë të Mitrovicës së Veriut.
Siç edhe mund ta shihni në fotografi, votuesit shihen shumë afër njëri-tjetrit, teksa presin për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre.
Votimi në shkollën fillore "Faik Konica" në Prishtinë
Voton kreu i AAK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka votuar të dielën në një shkollë të Prishtinës.
"Qeverisja komunale është mjaft e rëndësishme për jetën e qytetarëve. Vendosni për veten", ka thënë ai para gazetarëve.
Facebook Forum